Kundër investimeve të huaja në Bundesligë, tifozët protestojnë në Gjermani! 'Blackstone' largohet nga gara

Kundër investimeve të huaja në Bundesligë, tifozët protestojnë në Gjermani! 'Blackstone' largohet nga gara

Protesta e tifozëve në Bundesligë

Plani i Ligës Gjermane të Futbollit për të shitur një pjesë të aksioneve te një kompani mediatike, e cila ende nuk është krijuar, nuk po shkon siç duhet. Në këtë proces tifozët janë në parim kundër investitorëve të huaj, të cilët kërkojnë të futen në futbollin gjerman. Sa i përket çështjes konkrete, protestat janë shtuar edhe më shumë për shkak të dyshimeve që ka lënë mënyra se si u votua ky hap i madh në futbollin gjerman.

"Blackstone" është larguar dhe vetëm firma nga Luksemburgu CVC është në garë. Largimi i Blackstone vjen pasi tifozët rritën protestat kundër planeve të Ligës për të shitur një pjesë të të ardhurave të saj nga TV dhe të drejtat e tjera të medias.

Që kur klubet votuan me diferencë të ngushtë për miratimin e marrëveshjes në dhjetor, tifozët kanë ndërprerë ndeshje të shumta duke hedhur objekte të tilla si topa tenisi në fushë.

“Ne konfirmojmë se Blackstone nuk është më në shqyrtim si një partner strategjik marketingu për Bundesligën dhe Bundesligën 2. Procesi do të vazhdojë sipas planit me CVC”, njoftoi Liga e Futbollit në Gjermani.

Liga ofron një pjesë deri në 8% të të ardhurave gjatë 20 viteve nga burime të tilla si të drejtat televizive dhe sponsorizimi i ligës. Ajo ka thënë më parë se shpreson të ketë një marrëveshje të përfunduar deri në fund të marsit, përpara një ankandi të planifikuar të të drejtave televizive për sezonin 2025-26 dhe më tej.

Liga argumenton se një pagesë paraprake nga një investitor do të ndihmonte në modernizimin e marketingut të saj dhe infrastrukturës së klubeve. CVC është gjithashtu një investitor në ligat spanjolle dhe franceze .

Grupet e tifozëve janë të shqetësuar se marrëveshja e planifikuar do të reduktonte ndikimin e tifozëve dhe përgjegjësinë e drejtuesve të lartë në një ligë ku shumica e klubeve kontrollohen nga shumica e anëtarëve të tyre.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025