Kundër Jabllanoviqit protestohet edhe në Krushë të Madhe

/ATSH/.- Kundër ministrit për Komunitete dhe Kthim, Aleksandër Jabllanoviq, do të protestojnë sot edhe banorët e njërit prej fshatrave më të prekur nga lufta e fundit në Kosovë, Krushë e Madhe.

Sipas KosovaPress, banorët e këtij fshati kanë bërë thirrje për një tubim protestues, i cili do të mbahet sot në orën 12:00.
"Ftojmë të gjithë qytetarët të marrin pjesë në tubimin protestues i cili do të mbahet në Krushë të Madhe, kundër Jabllanoviqit. Krushë e Madhe është një nga vendet, ku është bërë një nga masakrat më të mëdha nga kriminelet serb, nga vëllezërit e Jabllanoviqit në këtë fshat u vranë dhe u masakruan 243 persona, 206 nga Krusha", thuhet në njoftimin e lëshuar në "Facebook".

Kundër deklaratave të ministrit Jabllanoviq u protestua dje edhe në Gjakovë, ku morën pjesë mbi 10 mijë qytetarë.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

U shpall fajtor për rastin 'Stormy Daniels', Trump i tërbuar në rrjetet sociale: Gjueti shtrigash, njerëzit janë me mua