Banorët e Verrisë sërish në protestë për mosndërtimin e landfillit në fshatin e tyre. Por ndryshe nga herët e kaluara ku ata kanë protestuar para Bashkisë së Fierit dhe në vendin ku do të ndërtohet landfilli, banorët sot kanë bllokuar autostradën nacionale Fier-Lushnjë, në te dyja anët e saj.
Kanë qenë mbi 50 banorë të cilët kanë bllokuar autostradën, ata janë ulur në mes të rrugës duke shkaktuar radhë kilometrike të automjeteve të cilat po kalonin në autostradë.
Edhe pse drejtuesit e mjeteve u kanë kërkuar që ta zhbllokojnë rrugën ata nuk i kanë marrë parasysh thirrjet e tyre.
Protesta e banorëve të Verrisë është shpërndarë sapo ata kanë marrë vesh se në vendngjarje po shkonin forcat e policisë. Në protestë më shumë kanë marrë pjesë gra dhe fëmijë në mënyrë që tu shmangeshin arrestimeve nga policia.
“Bëjmë protestë se na kanë sjellë mbeturinat në Verri dhe ne nuk i duam te tokat tona mbetjet. Janë tokat bujqësore ne i kemi toka prodhime”, thonë banorët.”
“Kanë hedhur në Facebook që punimet nuk do bëhen por nuk na e kanë dhënë me shkrim, me vulë. Kryetari i Bashkisë mashtron, i kemi kërkuar të vijë dhe nuk vjen.”
“Ai po tallet me popullin. Ne nuk tërhiqemi”, shprehen banorët.
Ndërkohë që sipas burimeve të Policisë së Fierit janë shoqëruar rreth 7 banorë të fshatit Verri të cilët kanë qenë organizator të protestës e cila bllokoi autostradën për disa minuta.
Mbi ta rëndon akuza e organizimit të protestave në mënyrë të paligjshme. Pritet që sërish të ketë protesta para policisë së Fierit ku banorët kërkojnë lirimin e të afërmve të tyre.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO