Vijojnë protestat kundër ndërtimit të impiantit të mbetjeve në Mbrostar të Fierit.
Dhjetëra banorë janë mbledhur për të tretën ditë me radhë për të kundërshtuar ndërtimin e impiantit në zonën e tyre.
Ata kanë bllokuar për disa minuta edhe rrugën nacionale Fier-Tiranë, duke krijuar radhë të gjata të automjeteve.
Protestuesit kanë deklaruar se nuk do të lejojnë ndërtimin e landfillit në zonën e tyre, pasi rrezikon seriozisht shëndetin e tyre.
Ata i kanë bërë thirrje bashkisë që të tërheqë vendimin dhe impianti të ndërtohet larg zonave të banuara.
Fillimisht impianti i përpunimit të mbetjeve ishte parashikuar që të ndërtohej në njësinë administrative Portëz, në fshatrat Plyk dhe Mbyet, por u kundërshtua ashpër nga banorët, të cilët u ngritën në protesta, duke bllokuar edhe akset nacionale.
Banorët kërkuan që impianti të ndërtohet larg zonave të banuara, pasi përbën një kërcënim serioz për shëndetin e tyre.
Pas protestave të banorëve, edhe vetë firma kërkoi ndryshimin e vendit ku do të ndërtohej impianti, me arsyetimin se në fshatrat Plyek dhe Mbyet, toka ishte e rrëshqitshme dhe hapësira e pamjaftueshme.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO