Ndeshja e dytë gjysmëfinale në Euroligën e basketbollit për meshkuj ka parë një përleshje në parket. Në "Uizink Center" në Madrid, basketbollistët e Real dhe Partizanit të Beogradit janë përleshur mes tyre, duke dhuruar më shumë një shfaqje mundjeje në parket, sesa një ndeshje basketbolli.
Real Madridi po humbiste 95-80 në shtëpi, por një faull i fortë nga mbrojtësi i Madridit, Sergio Lul ndaj amerikanit Kevin Punter, nervozoi lojtarët e Partizanit duke i revoltuar të gjithë. Basketbollistët u përleshën teksa nuk munguan dhe grushtet mes tyre.
“Euroliga Basketball dënon fuqishëm ngjarjet që ndodhën në fund të ndeshjes. Ngjarje të tilla nuk përfaqësojnë vlerat e respektit që promovojnë liga dhe klubet e saj dhe që mishëron sporti i basketbollit”, thuhej në faqen zyrtare të ligës.
Tanimë seritë e fitoreve janë 0-2 për serbët, që kanë dominuar një ndër skuadrat më të forta të basketbollit në Europë.