Përbërësit:
- 1 kg kungulleshka
- 1 kg kos
- 1 kokë hudhër
- Vaj bimor për skuqje
- 2 lgj vaj ulliri
- 1 lgj miell
- 1 tufë koper
- Kripë
- Piper i zi
- Piper i kuq
Përgatitja:
Presim në disqe kungujt, i marinojmë me pak kripë dhe i shtrojmë në një tavë me letër pjekje në furrë të parangrohur. Marrim pak miell e skuqim në yndyrë dhe e shuajme me pak ujë. Shtojmë kosin e trazuar me hudhrën e shtypur me kopër dhe vaj ulliri. Bashkojmë salcën e kosit me kungujt e skuqur dhe e servirim të freskët.
Komento
Komente











