Një kungull 630 kilogramësh ka fituar garën e ekspozitës së pestë ndërkombatere në Tovarnik, Kroaci.

Po nga ky shtet është kultivuesi, i cili në kopshtin e tij ka 50 lloje kungujsh, Tomislav Gjurgjeviç  nga Vishkovci afër Gjakovos.

Në peshoren e organizatorëve për deri 500 gilogramë nuk mund të matej kungulli gjigant, prandaj u dërgua të peshohet në kooperatëvin bujqësore, kanë bërë të ditur mediat kroate, ndërsa lajmi transmetohet sot edhe nga media në Kosovë.

Në ekspozitë, vitet e shkuara, kungujt peshonin 200 deri 300 kilogramë, deri vjet kur rekordi ishte 540. Tomislav Gjurgjeviç edhe vjet mbante rekordin me kungullin prej 540 kilogramësh.

ATSH