Të premte u zhvilluan dy ndeshjet e para çerekfinale të Kupës së Kombeve të Afrikës, ku Mali dhe Maroku siguruan një biletë për më tej. Sot zhvillohen edhe dy takimet e radhës, ato Algjeri - Nigeri dhe Egjipt - Bregu i Fildishtë.
Senegali u bë skuadra e parë që siguroi një vend mes katër më të mirave, pasi mundi minimalisht Malin me rezultatin 0-1 në çerekfinale. Takimi u zhbllokua në minutën e 27-të, kur sulmuesi i Evertonit, Ndiaye, shënoi golin e vetëm të sfidës. Mali e pati të vështirë të reagonte, sidomos pas ndëshkimit me karton të kuq të Bissoumas (dy të verdhë) në fund të pjesës së parë, duke luajtur gjithë fraksionin e dytë në inferioritet numerik. Senegali në gjysmëfinale do të përballet me fituesin e çiftit Egjipt - Bregu i Fildishtë.
Nga ana tjetër, Maroku arriti një fitore të merituar 0-2 kundër Kamerunit, duke siguruar kalimin në gjysmëfinale. Goli i parë erdhi në minutën e 26-të, kur pas një goditjeje nga këndi, Brahim Diaz përfitoi nga rrëmuja në zonë dhe shtyu topin në rrjetë. Goli i dytë u shënua në minutën e 74-të, kur Saibari finalizoi me saktësi. Maroku do të përballet në gjysmëfinale me fituesin e çiftit Algjeri - Nigeri.
Kupa e Afrikës, faza çerekfinale:
E premte, 09 janar 2026
Mali 0-1 Senegal
Kamerun 0-2 Marok
E shtunë, 10 janar 2026
17:00 Algjeri - Nigeri
20:00 Egjipt - Bregu i Fildishtë
Komente






