Kupa e Shqipërisë është në fazën çerekfinale. Të martën u zhvilluan dy ndeshjet e para, ndërsa Vllaznia fitoi 0-1 kundër Bylisit në Ballsh, ndërsa Egnatia fitoi me përmbysje 1-2 në Durrës kundër Teutës. Çerekfinalet e Kupës janë me dy takime dhe ndeshjet e kthimit do luhen më 4 mars në orën 15:00.
Në 'Niko Dovana' Teuta nuk mundi të mbante epërsinë e siguruar që në minutën e 11-të me Ergis Arifin, pasi Daniel Adjessa në shtesën e pjesës së parë dhe më pas Altin Kryeziu në fundin e takimit përmbysën ndeshjen për Egnatian.
Më herët të martën Vllaznia fitoi 0-1 kundër Bylisit në Ballsh falë golit të Lirim Kastratit nga pika e bardhë e penalltisë. Sot luhen edhe dy takimet e mbetura në fazën çerekfinale. Në orën 13:30 luhet derbi Tirana - Dinamo në 'Selman Stërmasi', ndërsa në orën 16:30 AF Elbasani - Partizani.
Kupa e Shqipërisë, faza çerekfinale - takimet e para:
E martë, 10 shkurt 2026:
13:30 Bylis 0-1 Vllaznia
16:30 Teuta 1-2 Egnatia
E mërkurë, 11 shkurt 2026:
13:30 Tirana - Dinamo
16:30 AF Elbasani - Partizani
*Ndeshjet e kthimit luhen më 4 mars 2026.
Komente










