Për të dytën herë radhazi Vlaznia ja ka dalë që të qojë në shtëpi kupën e Shqipërisë, duke mposhtur në një finale plot emocion Laçin me një rezultat 2-1 në një ndeshje që i kishte të gjitha.

Shkodranët nuk kanë fituar vetëm kupën dhe rrugën drejt turit të dytë të Conference League  por dhe 450 mijë euro .

Ndeshja nis me gol, teksa Laçi shënoi që në minutën e katërt. Mazrekaj nis top të gjatë për Velijan. Ky i fundit pason për Guindon, i cili nuk gabon para Zogoviç dhe 1-0.

Vllaznia nuk stepet dhe në minutën e 18-të barazon shifrat. Ishte një aksion nga krahun i majtë i Latifit, i cili shmang dy futbollistë dhe pastaj harkon në shtyllën e dytë. Aty Hoxhaj goditi fluturimthi me kokë dhe 1-1.

Në minutën e 95’ Adili me një gjuajtje të kalibruar nga distanca kalon në epërsi Vllazninë.
Festë në kampin shkodran dhe tension te tifozët laçianë, që shkulin edhe stolat. Kuqeblutë mblidhen në mbrojtje në fund dhe ruajnë avantazhin, duke triumfuar 2-1. Triumfi i Vllaznisë lë Kukësin jashtë Evrope.

Kjo ishte një ndeshje plot emocion e shoqëruar në çdo minut të saj nga brohoritjet e tifozëve të skuadrave.

Përtej incidenteve që ndodhën në një ndeshje të tillë mund të pritet gjithçka.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:09
Vllaznia fiton Kupën e Shqipërisë, Bardh Spahia zbret në fushën e ‘Air Albania’ dhe feston me futbollistët (VIDEO)

Kryebashkiaku i Shkodrës Bardh Spahia ka festuar me futbollistët fitoren e Vllaznisë. Në video shihet sesi Sphia zbret në fushën e ‘Air Albania’ për të festuar.

Ora 21:45
Vllaznia ‘mposht’ Laçin në Air Albania, shkodranët drejt Europës

Vllaznia ka mundur në minuta shtesë Laçin në Stadiumin Air Albania falë një përmbysjeje të madhe që erdhi në minutat shtesë.