- Në orën 17:00 çerekfinalja e fundit Apolonia-Tirana -
TIRANË, 18 Shkurt/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Kukësi dhe Skënderbeu janë 2 skuadrat e para të kualifikuara për në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, teksa Partizani po vuan në Laç, ku po humbet 2-0 me kurbinasit dhe është me 10-të lojtare, ndërsa po luhet dhe koha shtesë.
Ndeshjet e përfunduara pak më parë i kanë dhënë të drejtën për të vijuar rrugën drejt finales së Kupës kampionëve të Shqipërisë, kryesuesve aktual të kampionatit. Kukësi i kishte mbyllur diskutimet që në takimin e parë, ku blutë e Artim Shaqirit mundën me rezultatin 3-1 Vllazninë dhe takimi i kthimit ishte thjesht një çështje statistikore. Skënderbeu në Korçë vinte pas barazimit 1-1 në Vlorë ndaj Flamurtarit në një ndeshje mëse të hapur. Por, djemtë e Mirel Josës, përmes Osmanit në pjesën e parë dhe Berishës me të filluar pjesa e dytë siguruan gjysmëfinalet e kupës.
Por, loja nuk përfundoi këtu, pasi Hoxha rihapi lojën në të 72' për kuqezinjtë duke e çuar rezultatin 2-1. Loja u rindez dhe bregdetarët do të kërkonin me ngulm golin e barazimit duke lënë mjaft hapësira në mbrojtje, çka i dha mundësi Shkëmbit të mbylli llogaritë në minutën e 88', duke e çuar rezultatin në 3-1. Ndeshja tjetër çerekfinale ajo mes Lacit dhe Partizanit ka përfunduar 2-0 për kurbinasit me gola të James 55' dhe Meto 74' dhe duke parë rezultatin e ndeshjes së parë, sfida po vijon me 2 kohët shtesë nga 15 minuta.
Në orën 17:00 nis dhe takimi i fundit çerekfinal, ai mes Apolonisë dhe Tiranës, ku ndeshja e parë ka përfunduar me rezultatin e barabartë 2-2.
Programi i takimeve:
15:00 Kukësi-Vllaznia 0-0 (2-0)
15:00 Laçi-Partizani 2-0 (2-2)...Ndeshja është në zhvillim e sipër...
15:00 Skënderbeu-Flamurtari 3-1 (4-2)17:00 Apolonia-Tirana (2-2) /a.ke/







