Janë zhvilluar ditën e sotme dy takimet e para të vlefshme për turin e parë të Kupës së Shqipërisë, ku Laçi dhe Korabi kanë siguruar pa shumë vështirësi kalimin në raundin tjetër të këtij kompeticioni.

Skuadra kurbinase triumfoi me rezultatin e pastër 3-0 ndaj Këlcyrës, në një sfidë të zhvilluar në fushën sportive të Vorës. Një ndeshje e dominuar nga Laçi, që nuk e vuri asnjëherë në diskutim fitoren. Golat u shënuan nga Kalaj, Myrta dhe Muhammad.  

Ndërkohë, Korabi regjistroi një fitore bindëse 4-1 ndaj Veleçikut, duke kaluar gjithashtu me meritë në turin tjetër të Kupës. Golat për dibranët u shënuan nga Kuka, Tepshi, Goga dhe Halilaj.

Pjesa tjetër e ndeshjeve të këtij turi do të zhvillohet ditën e nesërme (e mërkurë), në orën 13:30, ku pritet të zbresin në fushë të gjitha ekipet e Kategorisë së Parë, si dhe dy përfaqësuese të Superligës, Flamurtari e Vora, të cilat do të kërkojnë të bëjnë një ecuri të suksesshme në këtë edicion të Kupës së Shqipërisë.

Kupa e Shqipërisë, turi i parë:

E martë, 14 tetor 2025 - 13:30

Korabi 4-1 Veleçiku

Laçi 3-1 Këlcyra

E mërkurë, 15 tetor 2025 - 13:30

AF Luftëtari - Oriku

Apolonia - Besëlidhja

Besa - Shkumbini

Burreli - Albanët

Erzeni - Sopoti

Flamurtari - Naftëtari

Iliria - Luzi

Kastrioti - Devolli

Valbona - Tomori (Tomori kalon më tej, Valbona është tërhequr nga gara)

Kukësi - Tërbuni

Lushnja - Butrinti

Pogradeci - Delvina

Skënderbeu - Basania

Vora - Maliqi