Kupa nuk ka surpriza, të mëdhatë fitojnë në transferta (Rezultatet)

Kupa nuk ka surpriza, të mëdhatë fitojnë në transferta (Rezultatet)

Kupa e Shqipërisë

Raundi i parë i Kupës së Shqipërisë nuk ka prodhuar surpriza. Gati të gjitha skuadrat e Kategorisë Superiore i kanë fituar ndeshjet e tyre të para, pavarësisht se luanin në transfertë me përjashtim të Kastriotit që barazoi 1-1 në Peshkopi ndaj Korabit. Në grupin A fitoren më të thellë e regjistroi Luftëtari që mundi 4-0 Vorën, ndërsa Skënderbeu ka fituar 3-0 në Koplik ndaj Veleçikut. Po kështu ka fituar edhe Partizani, edhe pse minimalisht ndaj Tërbunit. Ndërkohë që edhe Klodian Duro e nisi me një suskes të pastër aventurën e tij te Kamza, duke fituar 2-0 ndaj Besës në Kavajë. Në grupin B, fitorja më e thellë i takoi Laçit, që fitoi 5-0 në Kuçovë. Flamurtari vuajti për të thyer Shkumbinin e Kategorisë së Dytë, por një gol në fund i të rikthyerit Danilo Alves i dha fitoren vlonjatëve.

Grupi A
Veleçiku-Skënderbeu 0-3
Vora – Luftëtari 0-4
Tërbuni – Partizani 0-1
Besa – Kamza 0-2
Burreli – Vllaznia 1-1
Korabi – Kastrioti 1-1
Dinamo – Egnatia 0-1
Besëlidhja – Erzeni 1-0

Grupi B
Oriku- Kukësi 1-2
Naftëtari-Laçi 0-5
Shkumbini – Flamurtari 0-1
Turbina – Teuta 0-3
Shënkolli – Lushnja 1-2
Iliria – Tirana 1-4
Tomori – Bylis 2-1
Pogradeci – Apolonia 0-1

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë