Kuqezinjtë ‘pushtojnë’ Euro 2016
në Francë do të jenë 31 shqiptarë

Kuqezinjtë ‘pushtojnë’ Euro 2016<br />në Francë do të jenë 31 shqiptarë
Kombëtarja shqiptare do të marrë pjesë për herë të parë në një kampionat evropian.
 
Trajneri i Kombëtares, Gianni De Biasi do të grumbulloj 23 futbollistë për në kampionatin Evropian,  por nuk do të jenë vetëm kaq shqiptarë në “Francë 2016”.
 
Përpos 23 futbollistëve të Shqipërisë, do të ketë shqiptarë edhe në Përfaqësuesen e Zvicrës, Gjermanisë dhe Belgjikës.
 
Zviceranët aktualisht kanë të grumbulluar gjashtë lojtarë shqiptarë; Xherdan Shaqiri, Valon Behrami, Granit Xhaka, Pajtim Kasami, Admir Mehmedi dhe Blerim Xhemaili.
 
Ndërkohë në Përfaqësuesen e Gjermanisë do të jetë i ftuar mbrojtësi Shkodran Mustafi.
 
Belgjika pritet që të ftojë Adnan Januzajn edhe se nuk po kalon një formë të mirë duke e dërguar numrin e shqiptarëve në kampionatin Europian në 31 për këtë edicion.

Ky numër mund të ishte edhe më i madh nëse Danimarka dhe Norvegjia do të ishin kualifikuar në Europian, pasi pjesë dy përfaqësueseve skandinave janë 3 lojtarë shqiptarë, Riza Durmishi te Danimarka dhe dy vëllezërit Valon dhe Veton Berisha te Norvegjia. 

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën