Kur do të jetë gati stadiumi i Kukësit, investim 5 milionë euro për 8 mijë vende

KUKES - Punimet në stadiumin "Zeqir Ymeri" të qytetit të Kukësit, vijojnë me ritme të larta. Fusha por edhe i gjithë impianti janë shndërruar në një kantier ndërtimi, ku çdo ditë makineritë e rënda kryejnë volume të mëdha pune siç është zgjerimi i fushës aktuale, hapja e kanalizimeve  dhe heqja e drenazhimeve aktuale.

Punimet janë inspektuar edhe nga Arben Dervishaj, Anëtari i Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Ai shprehet se brenda vitit stadium do të jetë gati.

"Ecuria është e kënaqshme. Ka pasur disa probleme për shkak të kolektorëve të ujërave të zeza që kalojnë nëpër stadiumë dhe ka nevojë të devijohen. Do bëhet edhe pjesa e shkallëve dhe veshja e tyre me beton.  Besoj se Brenda vitit stadiumi do të jetë gati pa shkelur parametrat dhe cilësinë", tha ai.

Stadiumi është një investim prej afro 5 milionë eurosh dhe do ketë një kapacitet prej 8 mijë shikuesish dhe në të do të luhen përveç kompeticioneve kombëtare dhe ndeshjet e Kupave të Evropës.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre