Produktet kozmetike janë mbartëse të baktereve. Periudha e duhur për t`i aplikuar ato është tre muaj. Më tepër se kaq ato mund të shkaktojnë irritim të lëkurës dhe skuqje.
 
Pas një periudhe kohe ne duhet t`i kontrollojmë produktet kozmetike për t`i hedhur në kosh ato produkte që u ka kaluar koha. Nuk janë të shëndetshme produktet kozmetike që kanë kaluar tre muaj pas hapjes së tyre.
 
Rimeli
Rimeli është i këshilluar të qëndrojë i hapur për tre muaj. Më tepër se kaq furça e tij mund të përmbajë mjaft baktere të cilat mund të shkaktojnë irritim dhe skuqje.
make up
Sa ju zgjat peneli ose lapsi?
Sa zgjat një penel? Artistët e makijazhit japin këtë përgjigje: tre muaj penelat dhe lapsat e syve aplikohen në zona tepër delikate të syrit.

Kështu që, mos harroni datën se kur e keni blerë lapsin ose penelin dhe nëse tre muaj kanë kaluar, duhet ta hidhni dhe të blini një të ri.

Fondatinta
Fondatinta luan një rol shumë të rëndësishëm në rutinën tonë ditore të bukurisë. Sipas specialistëve, të gjitha fondatintat me bazë ujin, pra të cilat janë të lëngshme, kanë më tepër mundësi për të përmbajtur baktere të cilat çojnë në infeksione.

Për këtë arsye mbase duhet ta hidhni këtë produkt pas 6 muajsh ose maksimumi një vit.

Mundohuni t'i mbani larg lagështisë, sepse mjedise të tilla mund të shfaqin baktere.

Fatkeqësisht, nëse vazhdoni të përdorni fondatintë edhe pas kësaj periudhe, mund t’ju dalin akne ose irritim i lëkurës.

Ngjyrat për sytë
Tani arritëm në një tjetër kapitull të arsenalit të produkteve të bukurisë: ngjyrat për sytë. Nëse doni të mësoni kur të hidhni makijazhin, përgjigja e duhur është kjo: tre muaj.

Sipas artistëve të makijazhit duhet të jeni shumë të kujdesshëm kur vjen puna tek ngjyra kremoze. Këtu rriten më shpejtë bakteret sesa në produkte me bazë pudër.

Dhe sigurisht nëse aplikoni ngjyrat me gishta, rekomandohet t’i lani mirë duart me produkte antibakteriale para çdo aplikimi. Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)