Kur Enver Hoxha ‘i shpallte luftë’ edhe kompozitorit të madh Shtraus

Kur Enver Hoxha ‘i shpallte luftë’ edhe kompozitorit të madh Shtraus

Fondet arkivore të udhëheqësve të diktaturës komuniste, të cilët ushtruan shtypjen dhe diktatin e tyre në çdo fushë të jetës, por edhe në shpirtrat dhe mendjen njerëzore, tashmë do të jenë të lira për t’u parë nga publiku dhe studiuesit e të gjitha fushave.

Më shumë se 48 mijë dosje dhe 600 mijë dokumente nga viti 1945-1993, do të mundet të aksesohen  lirisht nga publiku dhe studiuesit.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka njoftuar dje se ka përfunduar tërësisht procesi masiv i deklasifikimit të dokumenteve që kanë qenë sekrete deri më sot. Për të arritur deri këtu “kanë punuar gjatë vitit të kaluar një staf prej 8 arkivistëve më të mirë të vendit.”, u shpreh zëdhënësja e AQSH-së, Elsa Saka.

Dosjet që janë deklasifikuar, janë fondet personale të Enver Hoxhës dhe Hysni Kapos, fondet e Presidiumit të Kuvendit Popullor, Kryeministrisë, fondet e ish-arkivit të partisë, fondet e ministrive, të Prokurorisë së Përgjithshme, Gjykatës së Lartë dhe të organeve të tjera qendrore.

“Procedura e deklasifikimit, e ndjekur me rigorozitet siguron që dokumentet kishin mbetur të deklasifikuara prej kohësh,  por vetëm sepse nuk ishte ndjekur procedura e nevojshme burokratike, tashmë do të jenë të aksesueshme për të gjithë studiuesit e vendit.”, u shpreh ndër të tjera Saka.

Një pjesë e dosjeve të prezantuara në AQSH iu bënë të njohura mediave, ku gazetarët gjurmuan disa fakte interesante të kohës, që sot as mund t’i konceptojë mendja njerëzore.

Duke shfletuar dosjen e Enver Hoxhës, ajo që ra më shumë më sy ishte mënyra sesi gjykonte për artet dhe sidomos koncepti i tij për nivelet më të larta të muzikës klasike botërore. Trysnia dhe kërcënimi që iu bënte artistëve në rast se dilnin nga kornizat ideologjikë të kohës, ishte i prerë dhe i frikshëm.

enver hoxha.jpg" style="height:826px; width:620px" />

“Partia e ka për detyrë  kapitale që ata që çoroditen në veprat e tyre nga pikëpamja ideologjike, politike, artistike ose teknikisht, t’i koregjojë me durim, po në rast se ndokush vazhdon të prodhojë vepra mikroborgjeze do të mbajë përgjegjësi të rëndë për këtë. …”, shkruante Hoxha në raportet të cilat lexoheshin në mbledhjet e Byrosë Politike.

Nuk të besohet që udhëheqësi i shtetit, që kishte bërë një pjesë të studimeve të tij në kryeqytetin e artit në Paris (të cilat nuk i përfundoi), të shfaqej si njeri me kulturë të një niveli të ulët, duke diktuar ndalimin arbitrar të një shfaqjeje të baletit mbështetur mbi “Valsin” e Shtarusit (J.Strauss) që siç mësojmë, do të ngjitej në skenë gjatë vitit 1964 nga koreografi Skënder Selimi. Artistët ishin lodhur me muaj të tërë për një shfaqje baleti me muzikën e kompozitorit të shquar botëror. Por Enver Hoxha nuk do të nguronte aspak ta quante këtë një punë të kotë, dhe një gabim të madh politikë, që duhej t’i ndërpritej rruga.

“Politika e partisë për veprat artistike ka qenë dhe është e qartë për të gjithë. Ajo do të mbështesë vazhdimisht dhe fuqimisht veprat e mira, veprat e frymëzuara drejt, ato që edukojnë, që mobilizojnë, që hapin perspektiva. Gabime bëhen e do të bëhen, siç ngjet në çdo vepër. Ato duhet të koregjohen, kritika të jetë konstruktive dhe jo denigruese dhe i kritikuari të reagojë jo me sedër mikroborgjeze që mban në vetvete të gjitha të këqijat, por me zemër të hapët.”, shkruante në raportet zyrtare Enver Hoxha. Dhe ja si ka nisur “lufta” e Hoxhës, jo vetëm kundër Shtrausit, por edhe kundër çdo artisti apo vepre të madhe botërore. Shkurt mesi i viteve ’60 nisi me luftën kundër krijimtarisë së huaj, dhe kjo i hapi edhe rrugën revolucionit kulturor kinez në vitet ’70, që vijoi me persekutimin dhe burgosjen e artistëve.  

 “Nga ana tjetër, disa ditë më parë këndova në gazetë se baleti ynë duke përgatitur çfaqje për popullin, nuk ka gjetur subjekt tjetër veçse Valset e Shtrausit. Po ç’janë “Valset” e Shtrausit” Një narkotik dhe një eksitant (fjala narkotik është hequr më pas nga fjalimi), shprehja e një epoke, dhe e transformimit të shoqërisë në fundin e shekullit të 18-të. Ajo koincidon në perëndimin e një regjimi lluksi të borgjezisë të një epoke qejfesh dhe që është kurdoherë një epokë e shqetësuar. “Danubi i kaltërt, i bukur”, nuk është i kaltërt, por i turbullt në qoftë se studiojmë gjendjen shoqërore dhe politike të kohës kur ay u shkrua, por muzika është e bukur, ky është fakt, dhe unë nuk jamë kundër që në radio herë pas here të vihet ky vals ose ndonjë tjetër.

Por që regjisorët tonë, tok me ansamblin e baletit të rrinë të punojnë muaj të tërë për të sajuar një shfaqje me këto valse, kjo politikisht nuk sjell asnjë fitim, pra është punë e gabuar.

Për çfarë i duhet popullit tonë ky balet? Përse e frymëzon atë ky balet? Për asgjë kisha për të thënë.

Me këtë rast vihet çështja, si duhet tra këndojmë, ta studiojmë, ta shikojmë, e ta çfrytëzojmë eksperiencën e  huaj botërore nga literatura, muzika, artet plastike, teatrot e kinematografia?

A duhet të përfitojmë ne nga eksperienca botërore në këto drejtime? Nuk do të ishte marksiste po të theshim jo, por do të ishte gjithashtu antimarksiste të bëhemi skllavi i tyre, t’i gëlltisnim të gjitha ç’kanë prodhuar njerëzit e huaj, pa një analizë të thellë, pa një klasifikim të drejtë. Në çdo vepër të çdo gjinie qoftë, ka anët e mira dhe të këqija.”, shkruante Hoxha. E gjatë periudhës së diktaturës fjala e Hoxhës ishte mbi ligjin. Mbi këto fjalime absurde mbështeteshin gjykatësit e komunizmit, jo vetëm për të internuar e burgosur artistët, por edhe për të vendosur për ekzekutimin e tyre. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës