Kur fjala ‘strehë’ humb kuptimin! Mjerim në familjen Abazaj në Selenicë, 3 fëmijët mes lotëve: Duam shtëpi të re

Në fshatin Vajze të Selenicës, një shtëpi gjysmë e rrënuar qëndron si një akuzë e heshtur ndaj shoqërisë e shtetit. Brenda saj, familja Abazaj – Bujari, Majlinda dhe tre fëmijët e tyre të moshës 6 deri në 13-vjeç, - përpiqen t’i bëjnë ballë të ftohtit e shiut. E vetmja e ardhur për ta është paga e Bujarit, i cili punon çoban në mal.

Kjo “shtëpi” është një strehë e përkohshme që shumë shpejt nuk do ta kenë më. Familja Abazaj nuk përballet vetëm me varfërinë ekstreme, por tani dhe me rrezikun se do mbeten në qiell të hapur.

“Ne kemi ardhur para 6 vitesh nga Lidrazhdi se atje s’kishte punë. U vendosëm këtu në Selenicë por pronari i shtëpisë na ka thënë se duhet ta lirojmë deri më 1 mars se do të riparojë banesën. Ne s’kemi ku shkojmë. Marrim asistencë, unë jam pa punë, burri punon në mal me dele”, tha Majlinda Abazaj.

Janë drejtuar në Bashkisë së Selenicë për një banesë sociale, por s’kanë gjetur zgjidhje. Dhe pikërisht këtu fillon përplasja e madhe mes premtimeve dhe realitetit. Në fjalime dëgjojmë për vëmendje ndaj njerëzve ne nevojë, por kur ata kërkojnë ndihmë përgjigjja është “Ç’të bëj unë?”

“Kur erdhëm këtu na ndihmoi fillimisht me ushqime deputeti i zonës Vullnet Sinaj, por për shtëpi jo. Edhe kryetarit të bashkisë i kemi shkuar, por na ka thënë se s’kam çfarë t’u bëj! Ne kërkojmë ndihmë kush të mundet të na ndihmojë për të ndërtuar një shtëpi të re, këtu në fshatin Vajzë”, u shpreh ajo.

Tre fëmijët e vegjël përballen çdo ditë me një të ardhme që duket më e errët se e sotmja, ku nuk ngopen me bukë dhe as nuk ngrohen në dimër.

“Kemi ftohtë, xhamat janë të thyer, s’kemi ngrohëse. Përpiqemi të mësojmë, por është vështirë. Duam shtëpi të re...”, tha mes lotëve, njëra prej vajzave.

Në kushtet kur institucionet kanë dështuar t’u sigurojnë një banesë, familja Abazaj apelon për ndihmë nga donatorët privatë dhe shoqatat e bamirësisë.  

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Holiti: 29/12/2024 17:07

    Po mir, çfar deshën këta nga Librazhdi në Selenic? Në librazhd ka nevoj për çoban dhe shtëpin e kishin. Të kishin ik në Tiraë apo durrës hallal po vajtën në selenic. Tani duan dhe shtëpi. Ça të bëj bashkia? Ata gjendjen civile e kan në Librazhd. Mua më vjen shum keq për fëmijët por për prindërit hiç smë vjen keq.

    Përgjigju
  • Andi: 29/12/2024 13:27

    Po keta te bashkise e kan mendjen per te bere pallatet ne Kote te selenices se vlores me kapot vetem per vota

    Përgjigju
  • Alb: 29/12/2024 13:20

    Kjo ashte pokitika shqiptare

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?



×

Lajmi i fundit

Çfarë ndodh pasi të ndalet furnizimi me gaz nga Rusia për Evropën?

Çfarë ndodh pasi të ndalet furnizimi me gaz nga Rusia për Evropën?