Kur flet drejtësia, politika hesht! Është koha që këtë ta mësojnë edhe vetë “Be(j)lerët” grekë

Kur flet drejtësia, politika hesht! Është koha që këtë ta mësojnë edhe vetë “Be(j)lerët” grekë

Edhe pse pjesëmarrja e kryebashkiakut të Selanikut në protestën e mbajtur në Himarë dy ditë më parë, nuk ishte asgjë e re apo e çuditshme në stilin e sjelljeve të Greqisë, mënyra se si grekët përpiqen të interferojnë në çështjet e brendshme të vendit tonë është ulëritëse.

E të mendosh se janë pikërisht ata, të njëjtët grekë që reaguan fort ndaj presidentit kroat, ndërsa ky i fundit u shpreh se në Greqi tifozët e Dinamos së Zagrebit, po trajtohen si robër lufte.
Institucionet greke kanë ngritur zërin duke kërkuar që politika të heshtë kur flet drejtësia, ndërsa vetë nuk po bëjnë të njëjtën gjë.

Në mënyrë flagrante, një politikan grek, përfaqësues i politikës dhe pushtetit lokal, merr forcën dhe guximin, që në një shtet tjetër, mbi të cilin nuk ka as të drejta e as detyrime, të ngrihet e të protestojë, jo thjesht duke u futur në çështjet e brendshme të një vendi tjetër, por duke kërcënuar e duke na kujtuar proceset integruese, a thua se ato kalojnë përmes “bejlerëve” dhe agallarëve grekë.

“Në fakt ky nuk është rasti i parë, kur marrëdhëniet mes Shqipërisë e Greqisë prekin tela delikatë, pa harruar më herët atë të ligjit të luftës, Çamërisë, ligjit të detit apo edhe vetë Himarës, të cilën nuk e konsiderojnë minoritet, por një qytet me shumicë greke.

E këto pretendime nuk kanë nisur sot. As për Himarën dhe as për toka të tjera shqiptare të asimiluara në vite nga grekët.

Për shembull, vetëm familjes sime i janë rrëmbyer pa të drejtë prej tyre 12 çifligje  (fshatra) në Kavallë. Dhe ishim Bejlerë të vërtetë, jo nga këta të stisurit. Vëllai i gjyshit tim, Riza Vëlçishti është vrarë pabesisht me porosi të grekëve nga dora e  shqiptarëve që vetëm të tillë nuk mund të quhen. Nga njerëz të sojit të atyre që edhe sot i kemi mes nesh, që blihen e shiten sipas nevojës pa u mbetur një fije dinjitet apo atdhedashurie.

Riza Vëlçishti u printe 2500 burrave që i mbrojtën me gjak trojet tona nga Përmeti e Këlcyra deri në Gjirokastër e falë tyre sot, ato toka i gëzojmë ne shqiptarët. Shtëpitë tona u dogjën po nga dora e tyre, dhe mbiemri ynë u ndryshua, por ne, brenda në shpirt ngelëm “bejlerë” të vertetë. Dolëm jashtë, u evropianizuam, u rritëm dhe u edukuam pa ndjenjën e urretjes dhe hakmarrjes, por patjetër të atdhedashurisë. Po për çudi, edhe pse ne si popull i falëm, unë i fala, ndjenjat dhe qëllimet dashakeqe të tyre mbetën po ato.

Kujtoj që deri para ca vitesh askush nga politikanët tanë s’kishte kurajon të përmendte emrin Çamëri, ndërsa Shqiptarët vriteshin, torturoheshin rrugëve, e trajtoheshin si kafshë nga policia greke. Gjë që nuk ndodhte jo vetëm në Itali ku unë isha emigrant, por në asnjë vend tjetër të Europës, ku shqiptarët jetonin e punonin.

Shqiptarët u detyruan të ndryshojnë emrat e të pagëzohen me hir e me pahir, ndryshe nuk mund te kishin të drejtën e lejes së qëndrimit dhe as të punonin. Të njëjtën strategji ndoqën dhe me banorët e zonave kufitare përfshi Himarën, të cilëve u lidhën pensione me të vetmin kusht që të ndryshonin gjeneralitetet dhe të deklaroheshin grekë.

Dhe duket se ja kanë arritur qëllimit, kjo dhe falë matufepjes dhe inekzistencës totale te gjithë ish-kryeministrave dhe “burrave” të shtetit tonë, antishqiptarë deri në palcë, shëmbëlltyra të Haxhi Qamilit, të cilët shitën gjitçka deri aty sa dhuruan dhe një pjesë të detit, a thua se nuk mjaftonin ato çka grekët na kishin gllabëruar ndër shekuj.

Falë Zotit, Gjykata Kushtetuese mundi ta kthejë pas këtë vendim, kjo dhe falë vullnetit dhe dëshirës së të “mirit” Edi Rama, siç pëlqen ta quajë dhe “Beu” i Tepelenës,  e cila bëri nul vendimin e Haxhi Qamilëve, por që gjithsesi çështja duket se do shkojë të gjykohet në gjykatën e Strasburgut. Për hir të së vërtetës, “i miri” është i vetmi kryeministër që i ka ardhur “Hakut” grekëve duke i plasur turinjtë sa herë është dashur, e duke i kthyer dinjitetin shqiptarëve. “I miri” është i vetmi kryeministër, i cili ndryshe nga paraardhësit e tij ka patur kurajon të artikulojë më shumë  se një herë fjalën Çamëri, të kërkojë heqjen e ligjit të luftës dhe të mbrojë hapur interesat tona kombëtare.

Ky realitet dhe faktet janë kokëfortë e nuk mund të mohohen.

Pa i hyrë uljeve e ngritjeve në raportet mes dy vendeve, mjafton të kujtojmë kaq sa kujtuam, për të thënë  se e tyrja ka qenë një strategji dashakeqe dhe djallëzore dhe e vetmja gjë që duhet të bëjnë është të ulin kokën dhe të kërkojnë të falur pasi e kanë menderosur.

Në fakt, jo vetëm grekët. Falje duhet të kërkojnë edhe gjithë ata shqiptarë, “ithtarë” të drejtësisë e demokracisë, që tubimin e konsiderojnë një liri të garantuar nga kushtetuta, që edhe pse përfaqësojnë drejtësinë, ndoshta nuk dinë të na thonë se ç’të drejtë kërkon kryebashkiaku i Selanikut në Himarë.

Sa për Fredi Belerin e profilin e tij nuk është momenti të flasim sot, por fatkeqësisht grekët humbën një rast tjetër për të mbyllur gojën dhe për të ndenjur urtë.

Ndërkohë, filogrekëve brenda Shqipërisë duhet t’u nxihet faqja, por njëkohësisht kanë kohën e mjaftueshme të reflektojnë e të kërkojnë falje me një ndjesë të sinqertë dhe jo me ironi moralizuese. E kam fjalën pikërisht për ata, të cilëve Shqipëria u dha jetë, emër, pushtet e para duke marr më tepër nga sa meritojnë, por që zemra u këndon për Greqinë e që sa herë u jepet rasti janë gati të hedhin baltë mbi vendin e tyre.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Permetari: 17/08/2023 12:45

    No comment! Autori i shkrimit i ka thene te gjitha.Do te shtoja vetem qendrimin racist,te djallezuar te qeverise greke lidhur me pensionet e shqiptareve te greqi dhe te gjithe atyre me kombesi jo greke pas vitit 2016 dhe zbatimin e ligjit famekeq 4376/16 qe zoti Micotaqis e zbaton me kenaqesine me te madhe duke cunguar pensionet e vogla te tyre dhe duke i detyruar pensionistet te rrojne me pensione nen kufirin minimal te varferise e nen pensionin e ashtuquajtur kombetar.Kjo eshte drejtesia sociale dhe trajtimi i barabarte i qytetareve ne shtetin fqinj anetar te BE-se Grek!

    Përgjigju
  • Gjergj: 17/08/2023 12:12

    Filogrekèt tè kèrkojnè falje? I nderuar zotèri, pasardhès i viktimave tè gjenocidit grek ndaj shqiptarève tè Çamèrisè martire. Ju lutem, le tè mos humbim busullèn e realizmit, kur mendojmè apo shkruajmè? Vèrtetè mendoni se ata qè kanè gjenocidin mbi supe dhe gjakun e shqiptarève nè duar, kisha talibane greke qè drejton kètè KRIM NJERÈZOR, do kèrkojnè falje? Jo jo, jini gabim. Tek çèshtjet e tjera,,,,kam njè pyetje tè thjeshtè. Pse nuk kishte Belerè apo grekèr qè ndèrhynin nè Shqipèri, nè kohèn e Enverit? A mos duhet tè rregullojmè shtèpinè tonè, sè pari? Dhe pastaj tè qurravitemi se pse na vijnè Zervat nè Himarè dhe na hedhin valle? Ju, i jepni dipllomèn e pjekurisè Edi Ramès pèr pokitikèn e jashtme. Jini gabim zotèri. Shqipèria, nuk ka asnjè strategji pèr politiken e jashtme. Ka vetèm tekat dhe gallatèn e bajraktarit. Kèshtu, nuk bèhet shteti, zotèri.

    Përgjigju
  • Eri: 17/08/2023 11:43

    Nje ze i veretete patriot nga Toskeria qe i njeh mire greket dhe mllefin e tyre. Se po te jete per "maloket" si Sala, burri Monikes apo Ylli maniaku app dibranet pa nam e nishan greku vjen deri ne Lushnje.

    Përgjigju
  • Mario: 17/08/2023 10:40

    do vecoja komentin e kryeministrit nga cdo butafori tjeter sepse Beleri duhet te kuptoje qe nuk behet dot kryetar i bashkise himare i zene ne korrupsion pavaresisht vleres simbolike qe mund te luaje rol vetem ne masen e denimit te tij ne burg asgje me shume vetem sa i zgjat ditet e tij te burgut deri me 15 shtator ose dy tre dite me vone pak rendesi ka. E rendesishme eshte qe njeriu te kuptoje deri ku e ka fundin nje aventure si cdo gje tjeter e nisur me korrupsion te urruer aq sa kanabis ne Europe perfshire edhe Greqine e bukur

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Interpelanca/ Kumbaro: Rritëm sipërfaqen e zonave të mbrojtura në 21,5% të territorit, ndryshimet ligjore nuk cenojnë asnjë direktivë europiane

Interpelanca/ Kumbaro: Rritëm sipërfaqen e zonave të mbrojtura në 21,5% të territorit, ndryshimet ligjore nuk cenojnë asnjë direktivë europiane