'Kur ishte e djathta të boni nai gjo?' Rama batuta me qytetarin: Kam votuar gjithmonë djathtas, po tani vota ime...

Kryeministri Edi Rama, ditën e sotme është ndalur në fshatrat e Tiranës, në zonat e dëmtuara nga tërmeti.I shoqëruar nga kryebashkiaku Erion Veliaj, ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj vizituan shtëpitë e ndërtuara për familjet që u dëmtuan nga tërmeti.

Gjithashtu kryeministri bën me dije se tashmë po rindërtohen shtëpitë e mbi 400 familjeve ndërsa nuk ka kursyer batutat me quytetarin.

“Gjithmonë kam pas votu djathtas, po tani vota ime do jetë për ju,” tha qytetari dukeiu drejtua Klementi Kryeministrit dhe kryebashkiakut, duke shprehur mirënjohjen dhe duke i falenderuar në emër të familjes së tij për shtëpinë e re të ndërtuar me kushte edhe më të mira se banesa e mëparshme. “Ju e keni bërë shumë mirë detyrën”, shtoi ai.

“Është shumë e rëndësishme që shtëpitë në fshat t’i mbyllim sa më shpejt. Por duhet durim, tani jemi duke u marrë me ujë edhe pse na komentojnë se akoma po merremi me ujë. Nuk ka halle të majta apo halle të djathta. Njerëzit janë qytetarë, nuk kemi në nga këto”, u shpreh Rama.

Rama: Kur ishte e djathta të boni nai gjo?

Qytetari: Jo, asnjëherë

Në zonën e Baldushkut falë Programit të Rindërtimit do të përfitojnë edhe 138 familje të tjera, të cilave u janë dëmtuar shtëpitë nga tërmeti i 26 Nëntorit dhe tashmë po ringrihen nga e para.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cubel Breca: 09/10/2020 19:04

    Kur voton salen e ke te mbushur.atyre ju shoft emri. Qent e kombit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Njësoj si 573 vjet më parë! Dasma e Skënderbeut me Donikën inskenohet në manastirin e Ardenicës

Njësoj si 573 vjet më parë! Dasma e Skënderbeut me Donikën inskenohet në manastirin e Ardenicës