Rama nga Austria për liberalizimin e vizave: Kur Kosova ishte nën regjimin barbar ata qarkullonin lirisht në BE, tani janë peng i çliruesit

Bashkimi Europian e ndihmoi Kosovën të çlirohej nga një regjim barbar, por gjatë këtij regjimi ata lëviznin lirisht në Europë, ndërsa tani janë “peng i çliruesit”. Kështu u shpreh kreyministri Edi Rama të mërkurën gjatë fjalës së tij në forumin European Alpbach, me temë “Zgjimi gjeopolitik i BE-së”

“Kosova u çlirua me ndihmë nga një regjim barbar. Me regjimin barbar ata lëviznin lirisht. Me çlirimtarët janë peng. Gjyshërit e fëmijëve që kanë lindur në Kosovën e lirë mund të udhëtonin në Europë, edhe të punonin, fëmijët nuk mund të lëvizin sepse nuk ka liberalizim të vizave për Kosovën”, u shpreh Rama.

Rama tha se realiteti gjeografik në Bashkimin Evropian nuk trajtohet në mënyrën e duhur. Ai theksoi se BE-ja mbështet suksesin e dialogut Kosovë-Serbi, në kohën kur askush nuk mendon t’u japë atyre lirinë për të lëvizur, duke kërkuar më shumë dialog konstruktiv.

“Ç’është ky zgjim kur ke BE-në realitetin e vetëm gjeografik në harta. Për të hyrë në vendet e Ballkanit, duhet të hysh në BE. Ky realitet gjeografik nuk trajtohet në mënyrën e duhur. Më pak se 2 milionë njerëz mbahen peng në zemër të Europës. Kur vjen fjala për të mbështetur suksesin e dialogut, askush nuk mendon, jepuni njerëzve të drejtën të lëvizin por le të ketë më shumë dialog konstruktiv”, tha Rama.

Për kryeministrin, edhe mbështetja e BE-së për luftën në Ukrainë duhet të ishte më domethënëse. Ai tha se sanksionet janë reagim, por jo veprim proaktiv “për të rregulluar gjëra që ekzistojnë”.

Forumi Evropian Alpbach (EFA) është një platformë që gjeneron ide të reja për një Evropë të fuqizuar dhe demokratike përmes takimeve dhe aktiviteteve të ndryshme.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:35
Rama nga Austria: Vendet e BE-së të mos menjanojnë Ballkanin Perëndimor! Pa presidentin e Turqisë s'do të kishim vaksina

1661344688_1661343893Screenshot2.jpg

Nga Austria, ku po merr pjesë në forumin për me temë “Zgjimi gjeopolitik i BE-së”, kryeministri Edi Rama tha se ka ardhur koha që vendet e Europës të ulen dhe të flasin së bashku dhe se nuk mund të lihen menjëanë vendet e Ballkanit Perëndimor.

‘Kemi një pandemik dhe gjithkush po kërkon vaksina. Ne jemi në mes të Europës dhe gjithkund këta njerëz mblidhen në Bruksel shpërndajnë vaksina dhe nuk e vrasin mendjen për këto 6 vende në mes të Europës që të kenë të paktën një shenjë solidariteti. Në duhet të vrapojmë drejt Kinës, Rusisë dhe Turqisë. Por kur flasim për strategji, flasim për aktorë të tretë që nuk duhet të hyjnë në Ballkanin Perëndimor. Kina, Rusia dhe Turqia po shpëtojnë jetë në rajon. Pa presidentin e Turqisë nuk do të kishim pasur vaksina. Ka ardhur koha që të ulemi së bashku dhe të flasim së bashku. Në të kundërt si do ta mbash unitetin.’- tha Rama.

D.GJ/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • valter: 24/08/2022 22:36

    Te jena te sinqerte Edvin Rama eshte njeriu i quditshem..ne nje vizite ne Kosove i shoqeruar nga kryeministri i kohes Haradinaj..thote.."kush i thote presidentit Thaqi tradhetar..eshte gomar..ne kohen kur 70-80% te kosovarve thonin ashtu per Thaqin,me te cillin Rama ne bashkpunim me "Aleksandrin"vellaun e serbise tentonin ne msheftsi te plote te ndanin Kosoven..Rama me Haradinajne si kryeminister e pate paditur per shpifje,me Hotin kurfar mardhenje,me Kurtin ne armiqesi te plote..na shete pallavra dhe leksione per Ballkan te hapur a po "Jugosllavi me Serbine a thue ne nuk e dina se kush eshte Serbi..Ky pra eshte Edvin Kristaq Rama..

    Përgjigju
  • Beni: 24/08/2022 18:16

    Shqiperia do ece shume ne europe fale kryeministrit tone

    Përgjigju
  • Arbi: 24/08/2022 18:15

    Ky po qe esht kryeminister bravo te qofte

    Përgjigju
  • ola: 24/08/2022 17:47

    kemi perfaqesuesin me te mir dhe me behet qefi qe pavaresisht te gjithave e vazhdon mbeshtetjen ndaj kosoves

    Përgjigju
    • Arbërori: 24/08/2022 20:44

      Edvin shkjau shqipfolës ështé tradhtar dhe përfaqsues i serborusis, aq !

  • ela: 24/08/2022 17:46

    jemi krenar qe kemi dike qe mendo per shqiptaret dhe jasht kufijve.Kosova kurr nuk esht len ne hije nga ana juaj

    Përgjigju
  • toni: 24/08/2022 17:38

    udhehiqemi nga nje njeri aq i denje qe i kushton rendesi shqipetareve anembane gjithmon

    Përgjigju
    • Arbërori: 24/08/2022 20:45

      Rendësia e tij ështé serborusia o të të verbërit e shitur!

  • alban: 24/08/2022 17:37

    rama kujtohet per kosoven ne cdo takim qe ben ketu duket cfare udheheqesi i denje eshte

    Përgjigju
  • Aldo: 24/08/2022 17:21

    Per kosovatet do ishte mire qe te mos kishin me probleme me levizjen e lire

    Përgjigju
  • Kevi: 24/08/2022 17:20

    Kosovaret e meritojne qe te levizin lirisht

    Përgjigju
  • sokol: 24/08/2022 17:17

    te lumtur qe ne cdo situate kosova eshte e pranishme ne cdo tem kjo ka te beje me mardheniet tona vllzerore e te mira per te arritur me shume gjera te mira

    Përgjigju
  • ani: 24/08/2022 17:14

    ne na bohet zemr mal kur shohim qe kemi perfaqesim t tlle nga rama e sidomos per te tilla tema

    Përgjigju
  • dea: 24/08/2022 16:55

    Rama ne cdo vend na perfaqson denjesisht prandaj them qe jemi me fat qe e kemi ne krye te ktij vendi.

    Përgjigju
  • adriana: 24/08/2022 16:54

    si gjithmon rama nuk le kosoven pa e permendur sepse per ne jane pjes e pandar e jona

    Përgjigju
  • Iris: 24/08/2022 16:09

    Keni treguar qe per kosoven shqetesoheni gjithmone dhe e permendni dhe diskutoni dhe per problemet e saj

    Përgjigju
  • Maria: 24/08/2022 16:04

    Gjithmone permendni kosoven ne cdo bisedim dhe takim qe mbani

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Sulmi me dron në Kazan, Putin kërcënon sërish Ukrainën: Do përballen me shkatërrime më të mëdha ata që përpiqen të shkatërrojnë diçka në vendin tonë

Sulmi me dron në Kazan, Putin kërcënon sërish Ukrainën: Do përballen me shkatërrime më të mëdha ata që përpiqen të shkatërrojnë diçka në vendin tonë