Ministri i Drejtësisë, Besfor Lamallari deklaroi se propozimet për paraburgimin, vjen për shkak se ka një numër shumë të lartë njerëzish, të cilët ndodhen të paraburgosur dhe ende presin një vendim fajësie.\
Lamallari tha se raporti për sistemin penitencar, të cilën e mori teksa filloi detyrën si ministër, ishte shokuese.
“Unë do thoja, nuk është asnjëherë vonë për të bërë gjënë e duhur, gjënë e drejtë. Raporti i parë që kam marrë në tryezë, në javën e parë që mora detyrën, lidhet me gjendjen e sistemit penitencar, ishte shokuese, e papranueshme të shikoja sesi një numër të lartë të paraburgosurisht ndodheshin në burgjet e vendit. Aq më tepër, duke parë që shumë prej tyre, ishin për një kohë të gjatë, krahasuar edhe me veprat përkatëse, që dyshoheshin që kanë kryer, një i paraburgosur është person potencialisht i pafajshëm, nuk duhet të mbetet prezumimi i pafajësisë vetëm në kushtetutë. Në jetën e përditshme, kur u referohemi personave të caktuar, apo të paraburgosurve, i referohemi sikur flasim për prezumimin e fajësisë. Unë besoj se është reminishencë e së shkuarës. Ne duhet të jemi po aq të ndjeshëm, në kuptim të mbrojtjes, të garantimit të të drejtave të çdokujt, aq më shumë kur flitet për një shumatore kaq të madhe të personave që ndodhen në sistemet e burgjeve, që janë për një kohë të gjatë dhe ende në pritje të një vendimi fajësie.", theksoi ai.
Lajmi kryesor:
Amnistia penale pret ‘ok’ nga qeveria, Lamallari: Lirohen 380 të dënuar, ulje dënimi për 980 të tjerë! S'përfitojnë të dënuarit nga GJKKO











