Dje në mbrëmje isha i ftuar në studion e Opinion, të Blendi Fevziut. Gjatë emisionit, ndërsa isha i përqendruar në diskutimin e temës së luftës kundër krimit të organizuar, Blendi më njofton se nga studio e Top Channel sapo isha bërë lajm.
Hyra në portale dhe pashë për një moment veten time të pasur. Kurrë në jetë nuk i kam patur 40 mijë euro. Portali i emisionit OPEN më kishte kushtuar goxha vëmendje...
Bravo Eni, e paske kapur një titull për klikime. Madje qenke kujdesur që këtë lajm "BOMBË", pasi e ke publikuar në orën 22:14, t’a ripublikosh sërish në portalin tënd në orën 23:00.
Faleminderit për reklamën, dhe jo dosido reklamë. Marketing falas në orarin më të ndjekur të televizionit kombëtar, Top Channel. Dhe ti e di sa kushton hapësira televizive në Top Channel. Për më tepër kur këtë reklamë ta bën një njeri jo dosido, por bash 2 herë ish-kryeministri dhe 2 herë ish-presidenti Sali Berisha, dora vetë.
Po mirë moj profesionistja skrupuloze, si t’u tha pështyma, t’i flisje një fjale, qoftë dhe për gjoja etikën gazetareske një politikani, që pas pyetjes suaj, u përgjigj për ofro tri minuta pa asnjë ndërprerje duke trilluar, shantazhuar dhe kërcënuar publikisht një kolegun tënd që nuk ishte prezent në studio?!
Gjithsesi Eni, ekzaltimi jot ishte brilant. Po aq brilant sa memeceria jote mbrëmjen e të hënës së 26 shkurtit 2018, kur u detyrova t’i përvishesha drejtpërdrejt, nga studioja jote, faqe gjithë shqiptarëve, shpifësit tashmë të damkosur botërisht, Sali Ram Berisha. Gjykata e Tiranës me vendimin e 11 prillit 2018, e dënoi me 1 milionë lekë të vjetër gjobë dhe pagimin e shpenzimeve gjyqësore.
Edhe pse dje u mundove, nuk e arrite dot audiencën e asaj mbrëmjeje fund-shkurti. A e mban mend, si u skuqe, u nxive, u meke, por nuk e shpëtove dot lëkurën e bërë shollë të kampionit të baltës dhe trillimeve në këtë vend. Edhe dje bëre të njëjtën gjë. Madje e kape fort shpifjen e radhës, dhe e shpërndave në kohë rekord të zbardhur nga portali yt si virus në gjithë rrjetin. Po a nuk t’u duk pak si shumë 40 mijë euro për një intervistë, ca më tepër as për bosët e Bajreve, por për një ushtar të tyre...
Kemi punuar nja 3-4 vite bashkë, në të njëjtën media dhe besoj e mësove që unë edhe pse kisha 20 vite në atë kompani, paguhesha aq sa ty të kushtonte vetëm frizura në muaj. Ky ishte haraçi që duhej të paguaja për të qenë i lirë. Nuk isha as në listën tënde të të ftuarëve në studio me pagesë dhe as në listën e të paguarve të Ylli Rakipit. Hyja në emision me duar në xhepa, me njohuritë dhe informacionin që mblidhja gjithë ditën.
Nuk shpresoja që dje në mbrëmje të kishe respektuar etikën gazetareske, as të mbroje dikë që po sulmohej pa qenë fare në studio, madje as të kërkoje fakte dhe prova për të vërtetën që i intereson publikut tënd në këto raste, por sëpaku duhej të kujdeseshe për fytyrën tënde profesionale përballë një hjekësi të pafytyrë, të kapur me zë e figurë, i zhytur në krime, vrasje e zhdukje kufomash të qytetarëve të pafajshem të këtij vendi...
Nuk e kam zakon të merrem me kolegët, madje as me ty nuk u mora radhën e parë, edhe pse ajo përballje live me Super personazhin tënd më kushtoi jo thjesht faktin se media ku kisha punuar për 20 vite nuk tha as dhe një gjysmë fjalë për të më dalë në krah, por humba dhe vendin e punës. Nëse radhën e parë u hoqe sikur s'dije gjë për çfarë akuzash do fliste super-personazhi, këtë radhë nuk ke justifikim, dhe nuk më lë rrugë tjetër veçse të përgjigjem.
Një sugjerim për HJEKËSIN dixhital:
Ta ndjej sikletin, ta qaj hallin, të shoh të dridhesh dhe spërdridhesh si miu i zënë në çark. Por s'të bëj dot derman.
Sepse i ke duart të zhytura në gjak shqiptarësh të pafajshëm nga Kaçaniku, (Remzi Hoxha) deri në Gjirokastër (Ziver Veizi) dhe Ksamil (Ziso Kristopulli). Nuk ka as hoxhë dhe as prift që ta qetëson shpirtin e trazuar. Mos harro, ta kam thënë njëherë ballë për ballë, si PINOCETI do përfundosh. Edhe 80 vjeç, do të çojnë me barrelë në bankën e të akuzuarve. Dhe këtë radhë nuk ke për të rrëshqitur dot si gjarpër, si ke bërë gjithmonë. Ti e di kush të është vënë në shpinë, ATA janë ustallarë jo prokurore e gjyqtarë plepash...
Dhe tani Marshall, jepu ferman kamikazëve të tu të rrjeteve sociale, të më sulen me të gjithë arsenalin e fyerjeve, sharjeve dhe kërcënimeve, për të mos më lënë kusur. Aty je në habitatin tënd të preferuar ku mbretëron mes shpifjeve dhe baltës mbi të tjerët...
Te pershendes Artan per guximin qe ke ndaj kujt do .Ajo drejtuese e ketij emisioni u trehgua e dobet ne moralin gazetaresk dhe shoqeror me sjelljen e saj si nuselale me ato te qeshura misqine nendhembe tere mllef .Ekam urryer ne sjelljen se saj ndaj nje femije ne nje emision kur kjo i kerkonte llogari sikur te ish hetuese apo prekurore dhe jo ta mbronte ate vajze bile te mos i bente interviset duke e pergojuar sikur te ishte kriminele .E rese ta beri ate vete per lek te piste dhe te treguar veten kush qe apo eshte .Nje tyryfycke pa tru ne koke .Nje e pafytyre .Nje skile e servile e politikes dhe jo e se drejtes .Turp!
PërgjigjuEni+Mona+Vokshi që të treja po u ulën bashkë të hanë, shqyejnë një shqerrë të tërë. Krokodilë!
PërgjigjuNdalova se lexuari sapo lexova "Kurre ne jete nuk kam patur 40 mije €".
PërgjigjuKeshtu si po ecen eni vasili do perfundoje diku ne ameriken latine tek simotra vjollca vokshi;atije do e dergoje sali shpifesi.
PërgjigjuMos e meshironi kete xerxebile qe i duket vetja si miss
PërgjigjuArtan je gazetar trim dhe i sakte. Kurajoz qe Sali Brishes i ke cjerre masken.Kriminelit dhe vrasesit
PërgjigjuRESPEKTE pafund për Artan Hoxhën ! NEVERI dhe URREJTJE për Eni Hale Vasilin dhe Anila Hoxhên , që Paguhen me LEKËT e KRRIMIT ! Anila Hoxha dhe Klodjana Lala janë Stacionuar në PROKURORI dhe atje Paguheshin dhe merrnin ZARFA me €URO dhe $DOLLARË nga PROKURORËT e PLEPAVE në Shkëmbim të LAJMEVE të RREME apo 'FAKE NEWS' ! Këto 'KUFOMA' dhe KËRRMA Gazetare me Veprimet apo mos Veprimet e tyre , kanë bërë më shumë KRIME se kushdo tjetër! Kurse Eni Vasili është një 'GOJAÇE' e SHTHURUR , që NUK e konkuron asnjë FEMËR ! Gazetare e NDYRË dhe e Fëlliqur ! FALENDEROJ nga ZEMRA ARTAN HOXHËN dhe TELEVIZIONIN e NDERUAR REPORT TV
PërgjigjuArtan bere mire qe u prononcove , por nuk ha vlen per te dy personazhet e Open . Njeri mashtrus patologjik ,dhe tjetra servile mediatike , por krim qe eshte e TOP chanel . Je i nderuar per punen qe kryen
PërgjigjuO tan per zot je njish dhe ti si gazetar tamam profesinist po dhe ne si popull e dim se kush eshte sal krimineli qe e shkatrroi ket vend me vrasjet e kriminelat e tok po uroj qe te vij sa me shpejt ajo dit qe jo vetem ne burg po dhe denimi me vdekje nuk i lan krimet e ktij laskari.Po ishalla vjem ato zoterit e amerikes se dhe ato ka me i marr per goj.Ta demaskojn sal kriminelin e tu thojn publikisht kti populli dhe gjith botes se kush ju ka qeveris dhe ju ka shkatrru si vend.Po tani ja tha truni dhe fol per tjert si jan kur vet esht krimineli dhe organizatori i gjith krimeve dhe shkaterrimit te ktij populli.Po dhe un besoj do vij kjo dit dhe do ta cjerrin fytyren tane prej krimineli bashk me gjith ata bashke puntoret e tuj
PërgjigjuPushka top! Bjeru Artan Hoxha! Nuk te njo, nuk me njeh, te admiroj!
PërgjigjuBerishes do ti behet nje varr buze rruge qe ta pshurrin qente.
PërgjigjuArtan Hoxha je gazetar trim je burr i vërtet po të lutem mos u mer me plera sieni vasili që ka qen punësuar në rrugët e evgjitve grek . Ku niveli jot e ku niveli i kësaj rrugacje që paguhet nga shteti pler grek . RRESPEKT PËR ARTAN HOXHËN .
PërgjigjuLlapaqeni Berisha njihet boterisht se kush eshte,por kur bejne si te zgjuarat e shekullit ca fycka qe kane marre per se koti,te vjen me te vertet per te vjelle
PërgjigjuPershendetje Artan Hoxha ju pergezoj per trimeri,ashtu duhet te jet nje gazetar e percjell emisionet tele. Shum me pelqen jasht mase. Sa per Sali Berishen aj u dasht moti mu burgos i beri gjitha ato krrime tu fillue shkatrrimin e shtetitShqiptar, pastaj familjen Haklaj 150 vet jan vra, Gerdecin 21 janarin Remzi Hoxhen e shum e shum te tjer ky kriminel duhet sa ma pare te hiqet nga kjo bite.