Kjo është vetëm një foto, një foto që mjafton për të kuptuar historinë e këtyre 30 viteve, që mjafton për të kuptuar motivimin dhe sinqeritetin e klasës politike, mjafton që të kuptosh se ç’është kapitalizmi shqiptar, ç’është demokracia, ç’janë partitë politike, propaganda, votimet, fituesit dhe gjoja humbësit.

Kjo është një foto që të le të kuptosh se sa europiane dhe sa orientale është Shqipëria.

Kjo është një foto që tregon se si dhe sa funksionojnë institucionet inteligjente dhe ato të drejtësisë në vendin tonë.

Kjo është një foto që shpreh me kaq relief se sa rëndësi ka populli për politiken, se sa e shqetesuar është ajo per rininë, për të ardhmen, për zhvillimin e qëndrueshem.

Kjo është një foto që tregon se sa “luftarake” dhe “parimore” “opozitare” është lufta mes paleve që në këto vila banojnë dhe janë fqinje me njëri tjetrin.

Eshtë një foto që shpreh se sa të drejtë jane politikanët që kanë këto vila.

Ky vend nuk është Gjiri Derrave, është Gjiri Lalzit, i lalëve te zinj. E nese duhet të ndryshojë kahja e historisë këtu duhet të nisi.

Ditën që do rrethohet me shirit nga OFL dhe pronarëve do u shkojë letra që për 48 orë të motivojnë pasien e tyre, në mos SPAK shpall sekuestron, vetëm atëherë njerezit do te thone:

Kjo është dita 1 e kalendarit të ndryshimit në drejtimin e duhur.