Kur të vdesë Njëshi që kemi në kokë

Kur të vdesë Njëshi që kemi në kokë

Edhe tani, akoma, nuk e kemi të qartë se "kush"  e bën e "kush" do ta bëjë Shqipërinë. Ka muaj që jemi futur në një gjendje jo të mirë debati,  konfliktuale, ku mbahen peng shumë çështje të rëndësishme që do të na bënin të ecnim përpara, por ka diçka që na mban në vend, ose na kthen në të njëjtën pikë. 

Mjafton të shohim se ku është përqëndruar gjithë debati i këtyre muajve, për të kuptuar se cili është problemi i madh që mbartim ende si shoqëri.

Në 2019, ashtu si në diktaturë, ashtu si në pjesën më të madhe të tranzicionit tonë, problemin e shohim te Njëshi, pra vetëm tek një njeri. Mendojmë se po të ikë Njëshi, jeta jonë do të përmirësohet dhe çdo gjë do të ecë si jo më mirë. Përmes fjalëve që artikulojmë, kuptojmë ku vuajmë si shoqëri.

E ndërkohë, duke i dhënë superpushtet real dhe imagjinar një njeriu, kemi bërë të mundur të mos zhvillojmë të tjera shtylla të rëndësishme, jetike për një Demokraci.

Ndërkohë që të gjithë merreshin me Nanon, bëheshin afera me Serbinë në kurriz të Kosovës. Ndërkohë që të gjithë merreshin me Berishën, Drejtësia shkërrmoqej  për t'u zhdukur; ndërkohë që merremi me Ramën, rrezikojmë integrimin në BE, në më të lartin realitet të qytetëruar e demokratik. Presidentë, kryeministra në vendet më të zhvilluara nga SHBA deri në Izrael janë hetuar edhe inkriminuar, por janë pikërisht shtyllat e forta në demokraci: parlamenti, media, drejtësia, politika, që mbajnë në këmbë një vend të tërë dhe nuk lejojnë të destabilizohet dhe të preket rrjedha normale e progresit të një vendi.

Njëshi, qëllon, ka qëlluar, edhe mund të çmendet një ditë, pikërisht këtë kanë parashikuar baballarët e Demokracisë, ku fjalë pas fjale kanë qendisur Kushtetuta e kanë parashikuar të ndajnë pushtetet e t'u japin më shumë njerëzve përgjegjësi, duke zvogëluar njëshin.

Të fokusosh një protestë tek një njëri, është humbja më e madhe që tregojmë se kemi arritur në gjithë këto vite Demokraci. Gjërat, ndoshta, do të nisin të normalizohen ku Njëshi gjigand të vdesë brenda secilës kokë që e dëshiron dhe e sheh të tillë.

 

a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)