Kur Zhaku të lë “Shakull”

Kur  Zhaku të lë “Shakull”
E ka finalizuar tashmë projektin e saj, që Zhaku prej kohësh po punonte me një koncert pranë Piramidës në Tiranë. Artistja Inida Gjata së bashku me producentin gjerman e njëkohësisht njeriun e saj i zemrës, Christian që njihet me emrin DAKAR, kanë performuar për të gjithë artëdashësit e kryeqytetit.

Në një skenë të thjeshtë ndërtuar me tulla, Zhaku ka performuar të gjitha këngët e albumit të saj. Nëpërmjet kësaj skene artistja ka dashur të përcjellë një mesazh të qartë duke pohuar se është mirë ta ndërtojmë dhe jo ta shkatërrojmë këtë vend.

Përpos promovimit të albumit të saj Zhaku, me anë të këtij koncerti ka për qëllim që ti vij në ndihmë edhe personave në nevojë. Artistja karizmatike e skenës shqiptare është gjithnjë një mbështetje e fuqishme, për të verbërit, paraplegjikët, jetimët dhe njerëzit në nevojë.

Albumi “Shakull” përveçse në Tiranë pritet të promovohet edhe në Prishtinë. Të pranishëm në koncertin e këngëtares kanë qenë edhe miq e kolegë të saj, pjesëmarrës në spektaklin “Dancing with the Stars”. Afërdita Dreshaj, balerini Italian Simone, por edhe stilisti Ardi Asllani ishin pjesë e publikut, që ndoqën koncertin e Zhakut.

Su/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Gjendet kanabis në një magazinë në zonën e Selitës, disa persona të arrestuar

Tiranë/ Gjendet kanabis në një magazinë në zonën e Selitës, disa persona të arrestuar