Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj pas postimit në rrjetet sociale i përcolli urimet e tij kreut të Komunitetit Mysliman dhe më pas, nëpërmjet medias, edhe gjithë shqiptarëve. Veliaj theksoi se apeli i kësaj dite është për më shumë bashkëpunim dhe solidaritet me njëri-tjetrin, duke lënë pas urrejtjen dhe përçarjen.
“Sot është momenti për të kuptuar thelbin e kësaj feste, për të sakrifikuar egot tona, lakminë dhe babëzinë, mërinë, urrejtjen, inatet që kemi me njëri-tjetrin. Sikur të duam më shumë dhe të urrejmë më pak, sikur të bashkëpunojmë më shumë dhe të përçahemi më pak, sikur të merremi më shumë me punë dhe të merremi më pak me llafe, janë sakrifica të cilat mund t’i bëjmë në kohët moderne. Fryma dhe solidariteti i kësaj feste na bën këtë apel më të fortë”, tha ai
Veliaj kërkoi nga qytetarët që në këtë ditë të veçantë të ndihmojnë njerëzit më në nevojë, ndërsa nënvizoi se të gjitha qendrat sociale po shërbejnë drekë për të pamundurit. “Këtë frymë të mirë që kemi nisur në Tiranë këto 4 vite, duhet ta vazhdojmë përditë, për t’u bërë jo vetëm qyteti më i mirë si urbanistikë, si infrastrukturë me stilin e jetesës, por edhe qyteti më i mirë me zemër, me solidaritet dhe me dashuri”, u shpreh ai. Më pas, ai vizitoi edhe selinë e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane në Shqipëri, ku i uroi festën kreut të besimtarëve bektashinj në vendin tonë, Baba Edmond Brahimaj.
Lajmi kryesor:
Politika uron Bajramin! Meta: Dialog! Ruçi: Të mësojmë nga myslimanët për të kapërcyer mosmarrëveshjet
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.1%
-
I keq
22.7%
-
As i mirë as i keq
33.2%
Vota total: 1500
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin, mijëra vetë falin namazin në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’! Spahiu: Kjo festë sjelltë begati në familjen tona
16 Qershor, 07:03
-
Kurban Bajrami, kreu i KMSH uron besimtarët: Zoti i madhërishëm dhëntë begati e mirësi për kombin tonë
15 Qershor, 13:28
-
Djegia e Kuranit nga 30 vjeçari irakian në Suedi ditën e Kurban Bajramit, Maroku tërheq ambasadorin për një periudhë të pacaktuar
29 Qershor 2023, 09:43
-
Prej 20 vitesh bën kurban, Lulzim Plloçi rrëfen përjetimin: Simbol devotshmërie ndaj Zotit! Bagëtia duhet mbi 6 muajsh, një pjesë mbahet për vete
28 Qershor 2023, 18:40
-
Pamje madhështore! Mbi 2.5 mln besimtarë në Haxhin e Mekës, pelegrinazhi mbledh edhe qindra shqiptarë, kostoja 6 mijë $
28 Qershor 2023, 17:57
-
Veliaj shërben drekën e Kurban Bajramit në qendrën sociale të Kombinatit: Familja e madhe e Tiranës ka mundësi për të gjithë
28 Qershor 2023, 14:25
-
U vendos armëpushimi për festën e Kurban Bajramit, palët luftuese në Sudan shkelin sërish marrëveshjen
28 Qershor 2023, 13:34
-
Sot Kurban Bajrami, uron politika! Begaj: Ditë reflektimi! Rama: Gëzuar! Tabaku e Alibeaj: Më shumë mirësi për njëri-tjetrin
28 Qershor 2023, 10:45
-
Kurban Bajrami, mesazhi i Veliajt: Të sakrifikojmë egot e mëritë, jetohet edhe pa inate e stërkëmbësha! Vizitë në selinë e KMSH-së
28 Qershor 2023, 10:36
-
Rama uron besimtarët myslimanë: Gëzuar Kurban Bajramin
28 Qershor 2023, 08:06
-
Sot Kurban Bajrami, besimtarët falin namazin në sheshin Skëndërbej! Kreu i KMSH: Kosova të gjejë durimin për të përballuar provokimet në veri
28 Qershor 2023, 06:47
-
Sot Kurban Bajrami, Begaj: Gëzuar, t’i japim njëri-tjetrit dashuri dhe mirësi! Basha: Sakrifica dhe durimi, mënyrat e afrimit me Zotin
27 Qershor 2023, 22:27