Kurban Bajrami, vipat urojnë
në Facebook e Twitte

Kurban Bajrami, vipat urojnë<br />në Facebook e Twitte
Besimtarët e fesë myslimane festojnë sot ditën e Kurban Bajramit.  Gjatë kësaj dite feste nuk mund të mungonin edhe urimet e personazheve të njohur shqiptar dhe kosovar të cilët kanë shfrytëzuar hapësirat që ofrohen prej rrjeteve sociale si Facebook dhe Twitter për të shprehur urimet e tyre.








Disa prej personazheve të njohur të cilët kanë uruar këtë ditë kanë qenë kantautori Florian Mumajesi, këngëtarja Genta Ismaili, Vedat Ademi, Rona Nishliu, Tuna Sejdiu, modelja Vildane Zeneli etj.
Edhe kantautori i njohur Ardit Gjebrea ka shprehur urimet e tij në këtë ditë festive."Gëzuar Kurban Bajramin të gjithë miqve që e festojnë sot, ditën e shenjtë!",-ka shkruar Gjebrea.



“Gëzuar për shumë vjet Kurban Bajramin,shëndet begati dhe mirësi kudo në familjet tuaja”,-ka shkruar Vedat Ademi në faqen e tij zyrtare në Facebook.



“Urime Festën e Kurban Bajramit të gjithë besimtarëve mysliman. Fati, mbarësia, paqja dhe lumturia gjithmonë ju shoqëroftë në jetët tuaja,”- ka uruar këngëtarja Genta Ismaili në Twitter.



Mesazhet kryesore të transmetuara prej tyre kanë patur në fokus paqen dhe lumturinë duke iu bashkuar atmosferës festive të kësaj dite.



Redaksia Online
(Xhulia Karavella/shqiptarja.com)

9/5
  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron