Policia e Lezhës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur një ditë më parë në një lokal nate në Kurbin, ku u thyen shishe të pijeve alkoolike dhe u gjuajt në ajër me armë në gjendje të dehur, duke prishur rendin dhe qetësinë publike.
Policia e Lezhës ka arrestuar një person ndërsa jën proceduar penalisht disa të tjerë për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.
Ngjarja në lokalin e natës
Policia njofton se me datë 21.05.2017, rreth orës 02:00 kanë marrë njoftim se në Spitalin Rajonal Lezhë, ka shkuar i dëmtuar me mjete të mprehta në dorë një person.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se në një lokal në Fushë Gjormë në Kurbin, në gjendje të dehur , shtetasi Lekë Kola është vetëdëmtuar në krah ( me shishe pije alkoolike të thyer ) . Gjithashtu dyshohet se janë përdorur edhe armë zhurmuese imituese si dhe shtetasi Lekë Kola ka patur armë zjarri dhe në gjendje të dehur ka qëlluar në ajër ku nuk ka patur asnjë person të plagosur .
Gjatë këqyrjes në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar 1 gëzhojë armë zjarri në ambientet e jashtme të lokalit dhe 2 gëzhoja pistolete simuluese ( pistoleta imituese zhurmuese) .
U arrestuan në flagrancë:
- Lekё Kola, 36 vjeç, banues në Lezhë për veprat penale " Moskallëzim krimi " "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit" " Prishje e qetësisë publike".
- Alfred Kola, 32 vjeç,banues në Lezhë për veprën penale " Moskallëzim krimi.
- Vlash Currakaj, 21 vjeç, banues në Lezhë për veprën penale " Moskallëzim krimi ".
Gjithashtu u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit M.G. 27 vjeç, banues në Krujë dhe A.A. 20 vjeç, banues në Kurbin për veprën penale "Moskallëzim krimi".
U shpall në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasit M. ( B). L. 32 vjeç, banues në Kurbin pasi ky shtetas kujdesej për lokalin dhe dyshohet se pas ngjarjes ka prishur vendin e ngjarjes dhe është larguar. Veprat penale në ngarkim të tij " Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës" dhe " Moskallëzim krimi".
Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në këtë lokal u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 6 kompjutera lojëra fati të paliçensuara.
Në lidhje me këtë u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi A. B. 21 vjeç, banues në Kurbin për veprat penale "Fshehja e të ardhurave" " Vënia në dispozicion e lokalit për lojëra të palejuara" parashikuar nga nenet 180 dhe 198 të Kodit Penal.
Gjithashtu u shpall në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasit A.( F.) L. 29 vjeç, banues në Malbardhë në Kurbin, i cili u shpall në kërkim për veprën penale "Organizimi i lotarive të palejuara
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme
Gjatë kontrollit të ushtruar në vendngjarje ( lokal) konstatohen dhe sekuestrohen kompiutera lojëra fati të paliçensuara ku procedohen penalisht 2 shtetas
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com