Një banesë dykatëshe është përfshirë nga flakët e zjarrit gjatë orëve të natës në fshatin Sanxhak, Kurbin. Si pasojë e zjarrit nuk raportohet për persona të lënduar, por janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në banesë.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit në banesa të tjera.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e rënies së zjarrit.