Kurbin, bllokohen 5 fshatra, banorët:
Lëvizim me kafshë shtëpiake

Kurbin, bllokohen 5 fshatra, banorët:<br />Lëvizim me kafshë shtëpiake
KURBIN-Banorët e 5 fshatrave në Malësinë e Kurbinit janë thuajse të izoluar plotësisht, pasi rruga që i lidh ata me Milotin është shkatërruar, duke u bërë e pakalueshme për automjetet e vogla.

Situata është përkeqësuar më shumë që prej reshjeve të fundit të shiut gjatë muajit nëntor, ndërkohë që ka munguar ndërhyrja për rikthimin e rrugës në normalitet.

Banorët shprehen se e vetmja mënyrë lëvizje në këtë zonë është me kafshë shtëpiake, ndërkohë që problematika më e madhe sipas tyre është për të sëmuret të cilët kanë nevojë për ndihmë mjekësore në spital.

‘’Problemi kryesor është se nuk kalojmë dot se është bllokuar rruga,  edhe kur kemi ndonjë fatkeqësi. Vetëm më kafshë shtëpiake mund të transportojmë të sëmurin’’, u shpreh një banor. 

Ky segment rrugor bllokohet plotësisht sa herë që ka reshje shiu gjatë stinës së dimrit, ndërkohë që banorët thonë se janë detyruar që të ndërhyjnë vetë për hapjen e rrugës, pasi si pushtetit qëndror ashtu dhe ai vendor i ka braktisur këto zona.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'