KURBIN - Një konflikt për pronën ka degjeneruar në përdorimin e armëve të zjarrit, duke i shkaktuar edhe vdekjen e një 20 vjeçari. Burime nga policia Kurbinit kanë bërë të ditur se viktimë e kësaj ngjarjeje ka mbetur Edmir Hasneziraj 20-vjeç, ndërsa autor i dyshuar është shtetasi Deli Alkurtja 50-vjeç. Ngjarja e rëndë është regjistruar rreth orës 15:30 të ditës së djeshme, në një zonë të pyllëzuar në fshatin Vernac të Kurbinit, orë e cila ka qenë fatale për të riun Hasneziraj.
Policia ka bërë të ditur se autori i ngjarjes kishte debatuar fillimisht me babain e viktimës, pasi bagëtitë kishin hyrë duke kullotur në tokën e këtij të fundit, i cili ishte larguar prej vitesh nga vendlindja dhe jetonte në fshatin Nikël të Krujës, por që kujdesej dhe për pronën e lënë në këtë fshat të Kurbinit. Pasi ka parë të atin duke debatuar me 50 vjeçarin, Edmir Hasneziraj është përfshirë në konflikt të ashpër me autorin e ngjarjes, por që ka mbetur vetëm në fazën e shkëmbimit të fjalorit të ashpër dhe të përpjekjes për të bërë sqarimet e rastit.
Autori i vrasjes, Deli Alkurtja pas debatit është larguar për t’u kthyer vetëm 10 minuta më pas i armatosur dhe menjëherë ka qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të 20-vjeçarit, duke e lënë atë të vdekur në vend. Mbi trupin e viktimës janë zbrazur 20 plumba automatiku, në pjesën e gjoksit dhe të kokës, që kanë shkaktuar vdekjen e Hasnezirajt. Kanë qenë banorë të zonës ata të cilët kanë njoftuar policinë e Kurbinit në lidhje me ngjarjen, por distanca e largët e fshatit me qytetin e Laçit dhe terreni i thyer malor ka bërë që policia të mbërrijë 2 orë me vonesë në vendin e ngjarjes, ndërkohë që autori duke shfrytëzuar terrenin që e njihte, është zhdukur në drejtim të paditur.
Policia dyshon se autori është fshehur në zonën ku ka ndodhur ngjarja, e për këtë po kryejnë kërkime në të gjithë zonën duke e “krehur” atë dhe duke kontrolluar në të gjithë ambientet ku mendohet që ai mund të jetë strehuar. Në të njëjtën kohë janë sekuestruar 20 gëzhoja automatiku si provë materiale, ndërsa në polici janë shoqëruar disa persona, të cilët do pyetën në lidhje me rrethanat që sollën vrasjen, e cilësuar për motive pronësie.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO