Muzeu ku pasqyrohej rezistenca e martirëve antikomunist të rrethit të Kurbinit është mbyllur prej disa vitesh, ndërsa të gjithë objektet janë dëmtuar dhe zhdukur plotësisht.

Muzeu i cili ndodhej në ambientet e Pallatit të Kulturës nuk ekziston më dhe kjo ka sjellë reagimin e ashpër të përfaqësuesve të të përndjekurve politik.

Sipas tyre mbyllja e muzeut është në shkelje e plotë e të drejtave të njeriut nga drejtuesit e majtë të pushtetit vendor, duke bërë apel për rihapjen e këtij muzeut.

"Apelojmë me zë të lartë zërin e komunitetit të Kurbinit që është në një numër të lartë dhe është ankuar. Të rihapet muzeu në Kurbin i cili u mbyll politikisht nga drejtuesit e pushtetit vendor” tha ai. 

Në vitin 2005 u hap muzeu në përkujtim të martirëve të kësaj treve nga shoqata e të përndjekurve politik, ndërsa tërhoqi vëmendjen e shumë qytetarëve të cilët e vizitonin.

Por në vitin 2011-të Bashkia vendosi që dera e muzeut u kyçet, ndërsa të gjithë objektet që ndodheshin brenda tij rezultojnë të zhdukuara dhe të shkatërruara.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)