KURBIN-Arrestohen 2 persona në Kurbin, kishin në makinë materiale që përdoren për kryerjen e vjedhjeve.
 
Feridon Hasanaj, 30 vjeç, banues në Tiranë dhe Pjeter Marku, 43 vjeç , banues në Laç u arrestuan në aksin e rrugës së fshatit Fushë-Kuqe.
 
Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tyre Opel, u gjet:
 
- 1 ngjitës natriban transparent
- 1 pulovër me ngjyrë të zezë me kapuç
- 1kapuç me ngjyrë të zezë
- 2 palë doreza
- 1 çakmak me dritë
- 2 thasë sintetik
- 1 thikë
- 1 çantë krahu
- 1 palë pinca
- 3 kaçavida me madhësi të ndryshme
- 1 çelës anglez
- 1 levë
 
Vazhdojnë hetimet për dokumentimin ligjor të autorësisë nëse këta shtetas janë të implikuar në ndonjë rast kriminal në fushën e vjedhjeve. 

[gallery]22766[/gallery]

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com