Kurbin/ Dy familje sherr me armë e sende të forta për tokën! Babë e bir plagosin 3 vëllezër, njërin e qëllojnë me armë, 2 të tjerë i dhunojnë fizikisht

Kurbin- Dy familje janë përfshirë në një konflikt pronash që pasoi me përdorimin e dhunës e të armës në fshatin Fushë Milot të Kurbinit. Protagonistë janë dy vëllezër të familjes Murati dhe djali i njërit prej tyre, ndërsa viktima kanë mbetur 3 vëllezërit e familjes Veseli. Njëri prej tyre është plagosur me armë, ndërsa dy të tjerë me sende të forta.

Mësohet se e 3 vëllezërit Veseli kanë qenë duke puunuar tokën kur u janë afruar Sokol e Pëllumb Murati dhe djali i Sokolit, Valdano Murati 32 vjeç. Ata kanë debatuar fillimisht dhe më pas janë konfliktuar me sende te forta.

"Nga veprimet e para në vendngjarje rezultoi se në konflikt ishin përfshirë dy familje, për motive pronësie. Konflikti kishte nisur fillimisht me sende të forta dhe më pas në përdorim të armës së zjarrit. Shtetasi Sokol Murati dhe Pëllumb Murati ishin konfliktuar me sende të forta për motive pronësie me tre vëllezërit shtetasit Y. V., S. V. dhe E. V. Si pasojë e konfliktit janë dëmtuar me sende të forta shtetasit Y. V. dhe S. V., si dhe është plagosur me armë zjarri shtetasi E. V. (të tre vëllezër)" informoi sot policia e Lezhës.

Me të mësuar sherrin në ndihmë të policisë së Lezhës kanë shkuar dhe forcat e sigurisë së Shkodrës, që kanë bërë të mundur kapjen, shoqërimin në Komisariat dhe arrestimin e dy vëllezëve Murati si dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin Valdano Murati 32 vjeç djali i të arrestuarit, Sokol Murati.

Gjatë kontrollit në banesën e Sokol Muratit, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi municioni luftarak.

Lajmi ne perditesim... 

S.G/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Video Lajm/ Reshjet e shiut freskojnë Vlorën pas të nxehtit përvëlues

Video Lajm/ Reshjet e shiut freskojnë Vlorën pas të nxehtit përvëlues