KURBIN - Lihet në qeli, efektivi i policisë së Kurbinit, i arrestuar pak ditë më parë për vjedhje në ambientet e Policisë së Laçit. Gjykata e këtij rrethi ka dhënë mesditën e sotme, masën e “arrestit me burg”, për Kastriot Gjinin, 32 vjeç, pasi akuzohet për veprën penalë të “shpërdorimit të detyrës”.
Kolegtët e Gjinit kishin dyshime në lidhje me veprimtarinë e tij dhe e kishin vënë nën vëzhgim prej një jave, deri kur u arrestua. Ai është kapur në flagrancë duke vjedhur disa materiale të sekuestruara nga policia gjatë operacionit të koduar “Fund marrësisë”, kundër lojërave të fatit.
Nga hetimet është zbuluar se, vjedhjen e kishte bërë edhe herë tjetër dhe pasi i merrte materialet e sekuestruara i shiste tek personat e interesuar për to. Sendet e vjedhura kishin një vlerë të konsiderueshme.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Arrestimi i efektivit të policisë në 2 nëntor 2013