Cilësohet një nga ullinj më të hershem jo vetem në shqipëri por edhe në Ballkan. Studuesi Ymer Hasa prej kohesh tenton të përcaktoje moshen e saktë të tijë.
“Ky është një ulli shumë shumë i lashtë, ka veçori se është akoma në rritje është akoma në prodhim, që tregon se kultura e ullirit nuk vdes kurrë. Kjo është një ullishte e vjetër që ka provuar mbi vete dhe kënaqësitë e natyrës, temperaturat shumë të nxehta dhe shumë të ftohta, por gjithsesi i ka rezistuar”- ka thënë ai.
Vendi përreth dhe e gjithë ullishtja janë të mbushur me themele banesash dhe qeramika që vertejnë hershmerinë dhe vendbanimin e fshatit. Studuesit kërkojnë që ky ulli të shpallet monument natyre apo kulture dhe të vihet në mbrojtje nga shteti.
“Detyrimisht kësaj duhet t’i vihet tabela “ monument natyre që mbrohet nga shteti, për arsye që tregon edhe lashtësinë, që mund të jetë një ndër ullinjtë më të vjetër në Ballkan dhe më gjerë, por njëkohësisht trgon se këtë e ka mbjellë dhe një dorë njeriu, për arsye se në fshatin Gjorm kanë jetuar fisnikët “Gjonimaj”, që kanë lënë gjurmë në historinë e kombit shqiptar”-shprehet studiuesi Ymer Hasa.
Në Gjorm të Kurbinit ka shumë ullinj që tregojnë për kulturen e hershme të banoreve për një jete me cilësi. Deri tani njohurit për këtë fshat kanë qenë shumë të pakta nga studius dhe historian.
[gallery]24372[/gallery]
Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com

VIDEO









