Konflikti me armë mes demokratëve të Berishës në Kurbin, arrestohet 35-vjeçari! Kërkoi të shtonte në lista votues për primaret, nënkryetari kundërshtoi
Kërkesa për anëtarësime të reja të simpatizantëve me qëllim që të merrnin pjesë në votimet për kandidatët e primareve me 4 dhjetor është bërë shkak i konfliktit i cili u shoqërua edhe më të shtëna me armë zjarri në degën e Partisë Demokratike në Kurbin.
LEZHË- Kërkesa për anëtarësime të reja të simpatizantëve me qëllim që të merrnin pjesë në votimet për kandidatët e primareve me 4 dhjetor është bërë shkak i konfliktit i cili u shoqërua edhe më të shtëna me armë zjarri në degën e Rithemelimit në Kurbin. Anëtari i degës së Rithemelimit, Van Rica është arrestuar nga Policia paraditen e sotme, i cili u arratis pas ngjarjes.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së hënës gjatë një takimi të kësaj force politike dhe sipas burimeve Van Rica i cili mbështeste kandidatin Edmond Shkoza kishte kërkuar anëtarësimin e disa simpatizantëve, por kjo është kundërshtuar nga nënkryetari i degës së Partisë Demokratike të Rithemelimit Kastriot Marku me pretendimin se kishte përfunduar afati i anëtarësimeve.
Në debat e sipër Van Rica ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në korridoret e zyrave të Partisë Demokratike dhe më pas është larguar, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.
53-vjeçari Rica rezulton të jetë punonjës i një policie private në Laç, çka shpjegon edhe pse ai dispononte një armë. Ndaj tij janë ngritur akuzat “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, "Kanosja” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Gjithashtu në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një armë zjarri pistoletë me të cilën dyshohet të ketë qëlluar anëtari i Partisë Demokratike Van Rica si dhe gëzhojat e gjetura në vendin e ngjarjes. Konflikti ndodhi gjatë një takimi të kandidatëve të primareve me kryesinë e Partisë Demokratike në Kurbin.
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:18
Konflikti me armë për listat në degën e PD-së në Kurbin, Noka për Report Tv: Shihni anën pozitive (VIDEO)
Pas konfliktit me armë në degën e PD-së në Kurbin për listat e anëtarësisë që do të votojnë në primare, deputeti Flamuri Noka ka thënë për ReportTv se duhet të shihet vetëm ana pozitive e këtij procesi.
“Shihni përpara, shihni pozitivisht, jo vetëm negativisht”, tha Noka për gazetaren Danjela Maloku.
Qëlloi me armë zjarri në selinë e PD pas një sherri me nënkryetarin, arrestohet 53-vjeçari
Anëtari i PD në Kurbin, Van Rrica, i cili qëlloi me armë zjarri mbrëmjen e kaluar në takimin e demokratëve të Berishës në Kurbin ka rënë në prangat e policisë.