Kurs për licensimin e trajnerëve të MMA-së, vjen në Shqipëri drejtori ekzekutiv i federatës ndërkombëtare

Federata Shqiptare e MMA pas aktivitete të shumta, sot me mbështetjen e drejtorit ekzekutiv të kursit të trajnerëve në botë, Andrej Moshanov, ka zhvilluar një kurs për licensimin e trajnerëve shqiptarë. Kursi ka konsistuar në ushtrime fizike, por përgatitje edhe në anën teorike. Pas ditës së parë në Shqipëri, Moshanov, është shprehur:

"Unë vij për herë të parë në Shqipëri. Jam shumë i sigurtë që kjo do të eci hap pas hapi dhe ne po e shikojmë ndryshim qoftë në stërvitje por edhe në entuziazmin e trajnerëve. Kjo do ti ndihmojë në të ardhmen pasi janë programe që janë të mirorganizuara, e të njohura nga federata ndërkombëtare."

Ndërkohë presidenti i fderatës shqiptare të MMA, Arjan Rizai, ka deklaruar:

"E falenderoj shumë zotin Adrej Moshanov për kontributin që po jep këtu. Jep një kontribut në të gjithë botën, madje është anëtarë I bordit të federatës ndërkombëtare. Nga presidenti e të gjithë dua ti falenderoj publikisht për mbështetjen e jashtëzakonshme që na kanë dhënë si sport dhe si federatë."

Pjesmarrës në këtë kurs nuk ishin vetëm trajnerët nga Shqipëria, por edhe nga Kosova dhe Mali i Zi.

"Shqipëria ka bërë hapa më të mëdhenj në këtë sport. Në Kosovë MMA është më pak I përhapur pasje atje dominon sporti i Kickbox-it, i xhudos. Shqipëria ka bërë hapa më të mëdhenj jo vetëm se Kosova, por se të gjithë vendet e rajonit."

Në këtë kurs prezente ishin dhe disa sportistë, një prej të cilëve u shpreh se kjo eksperincë do t’i vlej shumë.

"MMA janë një rrugëtim që nuk mbaron kurrë. Kështu sa më shumë eksperienca të fitosh dhe sidomos nga Andrej, që ka një reputacion shumë të lartë, është një plus shumë I madhe për ne. Fakti që ka ardhur këtu do të thotë se na vlerëson shumë."

 

 

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Shiste fishekzjarre nga bagazhi i makinës, në hetim të lirë 46-vjeçari! Policia shton masat kundër shitjes së lëndëve piroteknike

Tiranë/ Shiste fishekzjarre nga bagazhi i makinës, në hetim të lirë 46-vjeçari! Policia shton masat kundër shitjes së lëndëve piroteknike