Balluku: Nuk do ndërtohet vetëm 1 por disa parqe Eolike! Siç mbështetëm familjet me prodhim energjie nga panelet diellore do bëjmë edhe me bizneset

 

E pyetur nga gazetarja e Report Tv, Eliza Gjediku ministrja Balluku u shpreh se për kursimin e energjisë do ndërtohen disa parqe eolike.

‘Ne kemi marrë dhe do ndërmarrim një sërë hapash të cilat facilitojnë shkëmbimin e energjisë.

Siç do të mbështesim familjet për të prodhuar energji me panele diellore, do të lehtësojmë procedurat për të gjitha bizneset që do të aplikojnë për të prodhuar energji nga fotovoltaikët. Nëse do të prodhojnë energji vetëm për konsum, do i lehtësojmë. Për shkëmbim nuk mund të flitet. Do të prodhojë nga 100 deri në 150 megavat për orë, ne synojmë të marrim maksimumin.  Nuk do të ndërtohet vetëm një park por disa parqe Eolike.’- tha Balluku.  

 Projekt pilot i qeverisë për 2 mijë familje është instalimi i paneleve diellore në pallate në mënyrë që të përdorin për ngrohje uji. Qeveria do t'i mbulojë 70% të kostos nëse ato vendosin të blejnë panele diellore. 


Lajmi kryesor:

Shpërdorojnë energjinë?! Balluku: Kontrollorë në institucionet shtetërore! Nga tetori task-forca del në terren! Mbyllet ankandi për parqet eolike, 6 fitues në fazën e parë


G.MO/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Lezhës, PS përmbys rezultatin dhe merr 4 mandate deputetësh

Sondazhi i Lezhës, PS përmbys rezultatin dhe merr 4 mandate deputetësh