Kurti: Kemi sfida në marrëdhëniet me të dërguarit perëndimorë, por gjërat nuk zgjidhen me trysni

Kurti: Kemi sfida në marrëdhëniet me të dërguarit perëndimorë, por gjërat nuk zgjidhen me trysni

1685469600_kurti.JPG

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i është kundërpërgjigjur deklaratave të Gabriel Escobar i cili u tregua i prerë sa i takon kërkesës për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në veri të vendit.

Kurti tha se ka sfida me të dërguarit e BE dhe SHBA por shtoi se marrëdhëniet me Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të shkëlqyera.

“Kam qenë konstruktiv, i përkushtuar, kreativ dhe jam që të gjitha këto, por nuk mendoj që këto gjëra zgjidhen me trysni e me përmendje pasojash, ndoshta edhe sanksionesh të shtetit më demokratik dhe më progresist në Ballkanin Perëndimor. Unë jam i bindur që do të mund t’i sqarojmë paqartësitë. Kemi sfida me emisarët evropianë dhe amerikanë, por marrëdhëniet tona bilaterale me BE-në dhe SHBA-në janë të shkëlqyeshme”, tha Kurti para gazetarëve sot.

Kjo deklaratë e Kurtit vjen pas asaj që tha Escobar se vështirësitë i kanë me kryeministrin Kurti, por se ato s’i prekin raportet mes popujve.

“Shpresoj se njerëzit e kuptojnë se çfarëdo vështirësi që i kemi me kryeministrin Kurti nuk e afektojnë këtë sentiment. Por i kemi disa sfida në raportet bilaterale derisa po merremi me Kryeministrin Kurti. Dua të jem shumë i sinqertë, SHBA ka qenë përkrahësi juaj më i madh dhe më dhemb që shoh se njerëzit mendoj se disi po e çojmë raportin tonë me Kosovën për përfitime të Serbisë”.

Gjatë takimit më 5 qershor në Prishtinë me Escobarin dhe Lajçakun, Kurti tha se ka ofruar një “dalje të qëndrueshme dhe të sigurt” nga kriza në veri, e cila, sipas tij është shkaktuar “nga strukturat ilegale dhe paralele të Serbisë atje”.


Lajmi kryesor:

Tensionet në veri të Kosovës, Escobar: Të formohet Asociacion i Komunave me shumicë serbe! Kurti: Gjërat nuk zgjidhen me trysni


B.V/M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Autoriteti Palestinez formon kabinetin e ri

Autoriteti Palestinez formon kabinetin e ri