Kurti pranoi propozimin franko-gjerman, Vuçiç për njohjen reciproke me Kosovën: Le ta ëndërrojnë

Kurti pranoi propozimin franko-gjerman, Vuçiç për njohjen reciproke me Kosovën: Le ta ëndërrojnë

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç

Pavarësisht se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pranoi propozimin franko-gjerman, presidenti Aleksandër Vuçiç teksa foli për situatën e tij në Kuvendin serb, tha se Kosova vetëm mund ta ëndërrojë njohjen reciproke nga Serbia.

“Kjo është arsyeja pse njerëz, vetëm kini parasysh. Familja ime është këtu, ata do të qëndrojnë në Serbi si unë. Nuk kemi frikë nga askush se nuk kemi vjedhur asgjë. Ne jemi fajtorë sepse po mbrojmë Serbinë. Ne do ta mbrojmë Serbinë. Njohje reciproke, ëndërr! Rroftë Serbia”-tha Vuçiç.

Ndër të tjera, Vuçiç u shpreh i zhgënjyer nga debati në parlament.  I dërguari special i Bashkimit Europian, Miroslav Lajçak ditën e djeshme u takua në Prishtinë me Kurtin dhe në Beograd me Vuçiç dhe përsëriti se parakusht për një marrëveshje përfundimtare është asociacioni i komunave me shumicë serbe.

“Vizita ime sot në Prishtinë bëhet në kuadër të përpjekjeve diplomatike për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Kjo është vizita ime e dhjetë që prej shtatorit dhe kemi diskutuar propozime dhe përgatitje për një takim konstruktiv të nivelit të lartë mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiç”, u shpreh Lajçak.

Kurti nga ana tjetër pavarësisht se nuk pati një deklaratë për mediat, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale u shpreh se pranonte propozimin franko-gjerman. Tashmë pritet të shihet lëvizja e rradhës e Serbisë.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit