Kurti pret vendim të drejtë për gjuhën shqipe në RMV! Mickoski: Tensionet etnike vijnë nga politikanë pa ide, nuk e ndikojmë kushtetuesen

Pas mbledhjes së përbashkët të dy qeverive kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickoski u pyetën në lidhje me shqetësimet e ngritura se situate në Maqedoninë e Veriut mund të sjellë konflikte etnike. Kurti hodhi poshtë një skenar të tillë.

“Unë nuk besoj që dallimet ndëretnike shkaktojnë konflikt. Mund të ketë qëndra politike që për pushtet për hegjemoni, për dominim, për shfrytëzim, për shtypje përdorin dallimet etnike. Por dallimi etnik si i tillë nuk shkakton konflikt”,- tha Kurti.

Kryeministri Mickoski mendon se ide të tilla përhapen nga politikanë që nuk propozojnë asgjë për qytetarët dhe nevojat reale të tyre.

 “Tema etnike hapin politikanë, të cilët nuk kanë ide, të cilëve u mungojnë idetë reale për nevojat e vërteta të qytetarëve. Ata nuk dinë si ta tërheqin vëmendjen ndryshe dhe përdorin temat etnike”,- tha Mickoski.

Kurti foli edhe për shqetësimet e politikanit Ali Ahmeti se në Maqedoninë e Veriut po ndodh një dobësim të përdorimit të gjuhës shqipe.

"Kjo është një çështje e Gjykatës Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut, pasi tri dispozitat të ligjeve për përdorimin e gjuhëve, janë dërguar tek komisioni i Venecias. Këto tri dispozita nuk janë vendosur në jetë apo zbatuar në të kaluarën. Tani i përket gjykatës kushtetuese në RMV që ta vlerësojë. Por duhet ta sqarojmë një gjë, nuk ka në Maqedoninë e Veriut një ligj për përdorimin e gjuhës shqipe dhe nuk ka pasur as në të kaluarën”,- deklaroi Kurti.

Ndërsa Mickoski tha se gjyqatrët aktualë të kushtetueses në Maqedoninë e veriut nuk mund të ndikohen nga forca e tij politike.

“Ata gjyqtarë që aktualisht janë pjesë e gjykatës kushtetuese në shtetin tonë, janë gjyqtarë të cilët janë zgjedhur në parlament nga shumica e kaluar mes Bashkimit Demokratik për Integrim dhe LSDM-ja. Unë sinqetrisht nuk e di prej nga e keni përshtypjen se ne ndikojmë apo se ne jemi të gjithëpushtetshëm dhe kontrollojmë të gjitha partitë, gjë që nuk është e vërtetë”, theksoi Mickoski. 

Kosova dhe Maqedonia e Veriut firmosën tri marrëveshje bashkëpunimi. Protokollin për pikat e përbashkëta të kalimit kufitar Hani i Elezit-Bllacë dhe Jazhnicë-Gllokoqicë, memorandum mirëkuptimi për sektorin e energjisë dhe një tjetër memorandum në fushën e arsimit.

K.M/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Viti i Ri vjen me diell, por vishuni mirë! Parashikimi i motit për 31 Dhjetorin e ditët e para të Janarit

Viti i Ri vjen me diell, por vishuni mirë! Parashikimi i motit për 31 Dhjetorin e ditët e para të Janarit