Justina Pula është propozimi i fundit nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti për çështjen e presidentin. Por, që të hyjë si kandidate, duhet të jetë PDK ajo që do ta bindë. Për ish-ambasadorin Roland Bimo, i ftuar këtë të martë në “Repolitix” në Report Tv, emri i saj që vjen pas atij të Bekim Sejdiut, Glauk Konjufcës e Feride Rushitit, duket si një karusel.

Ambasadori thotë se dita e sotme do të jetë peshë e madhe për Kosovën në të ardhmen dhe s’duhet të ishin ngatërruar parimet me pazaret politike.

Roland Bimo: Dita e sotme duket si karusel me këto propozime e kundër propozime.

Milaim Zeka: Fiks karusel është!

Roland Bimo: Kam përshtypjen që kryeministri Kurti në qeverisjen e tij i duhen njohur disa merita esenciale për shtrirjen e sovranitetit të Kosovës. Por, sëmundja e të vepruarit vetëm, si edhe në Shqipëri, është e theksuar. Nuk dimë të marrim vendime si institucione. Dita e sotme do të rëndojë shumë në Kosovë për paaftësinë që kanë treguar për t’u përballur me këtë situatë. Çështja e gjykatave, e dënimit, është shumë sublike, del përtej çdo përfshirjeje të saj në kompromise të qeverisjes. Kush mendon më gjatë për fatin e ardhshëm të Kosovës i jep një faturë të rëndë të gjithëve atyre që janë përfshirë. Ka diçka shumë parimore e të shenjtë dhe pazare politike. Këto gjëra në Kosovë s’duhet të ishin ngatërruar.

Ekspertja Juxhina Sotiri e sheh si përpëlitje të Kurtit në këto çaste të fundit.

“Janë orët e fundit të pashpresa të Kurtit. Ka një model, i lihet topi gjithnjë kundërshtarit”, thotë Sotiri.

Ndërsa eksperti Aliaj e lexon si një mundësi për partitë që të ushtrojnë presion për të shkuar drejt zgjedhjeve.

“Po bën budallallëk pas budallallëku. Me këtë ofertë, për çfarë serioziteti flasim? Bën një propozim dhe thotë për ta bindur zonjën, duhet të flasë ky tjetri. Fundi i budallallëkut. Ai duhet të dalë dhe të thotë shihemi në zgjedhjet e ardhshme dhe motorët e PDK dhe partive të tjera duhet të shkojnë aty që të kenë mundësi të propozojnë kryeministrin”, thotë Aliaj.


Lajmi kryesor:

Oferta e Kurtit për Specialen e presidentin, ish-ambasadori Bimo: Kosova s’ka aftësi për kompromis! Ekspertja: Vetëvrasje politike e kryeministrit