'Kush do t'i japë gji Aleas', shoqet e nënës që vdiq pas lindjes bëjnë premtimin PREKËS (VIDEO)

"Edhe unë mund të isha Rexhina"; " Kush do t'i japë gji Aleas"; "Sa vlejmë ne nënat"...janë këto disa pankarta që mbajnë në duar dhjetëra gra që po protestojnë në maternitetin e Elbasanit për vdekjen e Rexhina Dobrovës.  Në ditën e dytë të protestës, familjarëve u janë bashkuar edhe dhjetëra gra dhe studente që kërkojnë të vendoset drejtësi për 25-vjeçaren që humbi jetën disa ditë më parë. Sipas tyre, ajo që i ndodhi Rexhinës "sot", është një tregues se sa të pasigurta janë nënat e reja, duke bërë shkaktarë drejtësinë e korruptuar dhe mjekët e paaftë. Pas deklaratës prekëse të bashkëshortit të Rexhinës, sot, ishin shoqet e saj që i përcollën një mesazh të fortë dhe i bën një premtim publik: që Aleas, nuk do t'i mungojë dashuria.

"Princesha jonë Rexhina, të kishim motër e jo shoqe, të morën të mallkuarit prej nesh e na lanë një brengë të madhe. Alean do ta duam dhe do t'i japim gjithë dashurinë e botës që ti nuk mund t'ja jepje", shkruhet në pankartën që mbajnë në duar shoqet e 25-vjeçares.

Thirrjet e tjera të protestuesve janë për të vendosur drejtësi dhe për t'i dhënë fund një mjekësie të korruptuar.

"Turp mjekësi e korruptuar"; "Gjykatës e prokuror kërkojmë drejtësi"; "Jashtë doktorëve të paaftë"; "Doktor, infermier, përse iku nëna ime, përse nuk e kam pranë, ma shpjegoni, mundeni"; "E doje,  adhuroje jetën, por ta ndërprenë atë në lule të rinisë", vratë një lule, shuat një yll", lexohet në panktartat e tjera.

Rexhina Dobrova ndërroi jetë tre ditë më parë, një orë pasi solli në jetën fëmijën e saj të parë. Lidhur me këtë ngjarje, u arrestuan kardiologu, Mehmet Ibaj dhe reanimatori Nikollaq Thana, të cilët dje u lanë në detyrim paraqitje.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Usa : 25/04/2019 16:11

    Po tju beje ftes Ndonje parti do ishte mbushur sheshi me budallenj kurse per gjera serioze nuk qohet njeri rrini bani sehir rrini se do ju vi dita edhe te familjet tuaja po nuk e ngritet zerin te bashkuar

    Përgjigju
  • Usa : 25/04/2019 16:11

    Po tju beje ftes Ndonje parti do ishte mbushur sheshi me budallenj kurse per gjera serioze nuk qohet njeri rrini bani sehir rrini se do ju vi dita edhe te familjet tuaja po nuk e ngritet zerin te bashkuar

    Përgjigju
  • Gjyqtari i paanshem: 25/04/2019 14:35

    Akoma vazhdon Pajtime Fetahu gjyqtare qe eshte filmuar duke marre para nga kriminelet dhe hajdutet?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë