Kush e financon e lëvizjen ‘Shqipëri Bëhet'? Lapaj: Nga mesi i dhjetorit mbahet me kontributet e qytetarëve! Marrim pjesë në zgjedhjet e 2025

Drejtuesi i lëvizjes ‘Shqipëria bëhet’ Adriatik Lapaj ka treguar se kush e financon aktivitetin e tyre. Në emisionin ‘Frontline Interview’ në Report Tv me gazetaren Marsela Karapanço, Lapaj tha se që nga mesi i muajit dhjetor lëvizja vetëfinancohet nga vetë qytetarët të cilët kontribuojnë në faqen e lëvizjes në web.

‘Ne kemi një faqe webi, shqipwribwhet.al dhe shqiptarët që duan mund të kontribuojnë, lëvizja prej mesit të muajit dhjetor vetëfinancohet nga vetë qytetarët. Në fillimin e vet lëvizja u vetëfinancua nga themeluesit. Ne kemi bërë vet financuam. Nga mesi i dhjetorit çdo cent që vjen nga qytetarët shkon për lëvizjen. Nëse qytetarët kontribuojnë pak dhe ne do të veprojmë më ngadalë, nëse qytetarët kontribuojnë shumë në do të shtojmë ritmin.

Nuk janë të jashtëzakonshme. 5000 lekë të reja ka kushtuar salla e Delvinës. Janë paguar me bankë, mos shiko këto mamuthët e korrupsionit.  Mos shiko këta që për të bërë një aktivitet, marrin foni 100 mijë euro. Çdo gjë me qindarka e ruajtur e detajuar model. Çdo qindarkë, në fund të vitit ‘Sa lek kanë dhënë qytetarët? Do të evidentohet me audit.’- tha Lapaj.

Lapaj tha se Lëvizja ‘Shqipëria bëhet’ do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të cilat do të mbahen vitin e ardhshëm.

‘Kjo rrugë shkon para dhe nuk bazohet tek emrat, por tek parimet dhe ëndrrat. Do të konkurrojmë në zgjedhjet e 2025. Njerëzit nuk reagojnë më se thonë si ky hajdut si tjetri do të në vjedhin. Me këtë sistem të mbyllur prodhohen autokrat, pronar partish. Partia që merre pushtetin është partia që merre në pronësi Shqipërinë. ajo që në po themi është se nuk mund të vazhdojmë tu kërkohet shqiptarëve se po bëhet rokadë kush po e vjedh.’- tha Lapaj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:40
Lapaj kërkon depolitizim të administratës zgjedhore: Komisionarët në zgjedhjet të jenë avokatë, noterë e gjyqtarë

 

Kryetari i Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj në një intervistë për emisionin ‘Frontline Interview’ në Report Tv tha se do të kërkojnë depolitizimin e administratës zgjedhore. Sipas Lapajt komisionerë duhet të jenë noterë, avokatë, prokurorë e gjyqtarë, të cilët përveç burgut të rrezikojnë edhe heqjen e licencës nëse kryejnë shkelje.

‘Ne jemi për votën e diasporës. Vota e diasporës u vlen si atyre që janë me bindje të djathta si atyre që janë me bindje të majta. Ne po kërkojmë ligjin për referendumet. Ne jemi për depolitizimin e administratës zgjedhore. Sepse depolitizimin i administratës zgjedhore do të thotë se administrimi i zgjedhjeve nuk bëhet më nga partitë e mëdha politike por nga profesionet e lira. Do të thotë që tu kalojë profesioneve të lira, që janë avokatë noterë, gjyqtarë, prokurorë. Nëse vërtetohet se kanë bërë një manipulim përveçse shkojnë në burg humbasin dhe licensën. Këto u vlejnë të gjithëve.’- tha Lapaj.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kumarxhi borxhli: 07/02/2024 04:16

    Për një s' që ti se vë, fjala bëhet bëhet s'bëhet. Ç'bën kështu more Adriatik a i thuhet financuesve ik? Populli le të lehë financuesit për para.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI