Frrok Çupi: Kush e përsërit historinë e zymtë si në Tiranë edhe në Prishtinë?

Frrok Çupi: Kush e përsërit historinë e zymtë si në Tiranë edhe në Prishtinë?

Vuçiç, Kurti dhe Borrell

Ka një mister të vërtetë, të cilit nuk po i vëmë dot emër…

Në Kosovë po përsëritet e njëjta histori dështimi si në Shqipëri në vitet 1992- 1998. Dje, kryetari i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, gjatë bisedimeve me Serbinë në Bruksel, vulosi ndoshta për herë të fundit, rënien e shtetit që përfaqëson. Ai çoi ujë në vadën e një realiteti të ri politik e ndërshtetëror se ‘me Kosovën nuk merresh vesh…, Serbia vlen si aleat’.

Në Kosovë kishte plot njerëz që e duartrokitën ‘burrërinë e Kurtit’ që nuk lëshon pè para Amerikës dhe Europës. Ashtu siç Kosova ka elitën e vet dhe qytetarinë inteligjente që kupton çfarë po ndodh, por që s’ka asgjë në dorë. Politika maxhoritare e Kosovës nuk i ka lënë asnjë dritare qytetarisë së vet për të vendosur mbi fatet e shtetit më të ri në Europë.

Çfarë do të ndodhë pas kësaj?

Hamendja do të ishte e trishtë po aq sa realiteti, por do të ishte edhe e pathënshme. Mjafton të shikohen vetëm ‘bathët’ që po korren deri tani në brazdat e qeverisë Kurti, të konfirmuara nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara:

Lajmi i fundit ishte i djeshmi, kur zëdhënësi i BE, Stano, njoftoi se punët e Kosovës mund të shkojnë edhe më keq; ndërsa ambasadori Hill i Shteteve të Bashkuara ‘shpalli’ Serbinë si aleate që i bën detyrat ndaj vetes dhe ndaj aleatëve . Deri tani janë shpallur disa sanksione të Europës mbi shtetin e Kosovës. Është njësoj si shteti më i ri të ishte një fëmijë, ku ‘prindi’ të detyrohet ta vendosë në masa ‘spartane’ jetese. Mund të ndodhë, siç deklaroi Franca, që edhe plani i liberalizimit të vizave, të anulohet. Reagimi ndaj këtij oguri të zi ka nisur me rropamë politike në kreun e shtetit të Kosovës, gjë që nuk lë vend për shpresë.

Çfarë do të ndodhë më tej me Kosovën nën qeverisjen Kurti

Njëzet e ca vjet me radhë, shqiptarët e shtetit të vjetër Shqipëri, janë zgjuar e fjetur, duke rënkuar se ‘çfarë do të bëhet me këtë vend?’. Dëshpërimi pa përgjigje nisi që në vitin 1992. Ndodhën të njëjtat gjëra siç po ndodhin në Prishtinë:

Qeveria e këtushme e dalë nga një përsëritje e diktaturës, që në revolucionin e vitit 1991, kishte nisur minimin e pasurisë kombëtare. Ky popull që u drobit në punë për 40 e ca vjet, kishte ndërtuar diçka, jo vetëm diçka- por shumë, edhe pse i varfër. Berisha, në krye të shtetit- njësoj si Kurti sot, i vuri kazmën dhe zjarrin. Nisën vrasjet dhe dhuna mbi qytetarët. Shteti theu embargon e Kombeve të Bashkuara mbi ‘hitlerizmin’ në Serbi. Katër vjet me radhë Shqipëria, përkundër botës demokratike, i hapi rrugë furnizimeve me energji dhe me armë për makinën që po vriste Ballkanin. Europa e quajti ‘qeveri gangstere’. Shtetet e Bashkuara u ndëshkuan me shpifjen se ‘po na nxit luftën civile’. Të dërguarit e lartë të Amerikës nuk u pranuan në zyrat e shtetit të Berishës. Askush nuk dinte cili ishte drejtimi që po merrte shteti shqiptar, njësoj si sot Kosova. Fitimet e popullsisë shqiptare u mbyllën në skema piramidale dhe u zhdukën. Berisha, as Meksi, nuk dhanë dorëheqjen. Shteti shpalli armik Perëndimin, deri ditën kur ata u detyruan të dërgojnë 7000 forca ushtarake për ruajtjen e paqes mes shqiptarëve. Nisi lufta civile…

Ku po shkonte shteti?As këndej, as andej. Berisha nuk tregonte për lidhjet që krijoji me forcat anti- perëndimore të Botës, sidomos me shtetet ku kultivohej terrorizmi Islamik. Kreu i terrorizmit, Bin Laden, hynte e dilte sa fshehurazi edhe haptazi…

E njëjta pyetje po bëhet sot në Kosovë: Në cilin drejtim po shkon shteti, përderisa i ka kthyer shqelmat Perëndimit. Analistët nuk e pranojnë se qeveria po lëpihet andej nga janë kundërshtarët e shtetit të Ksoovës, por kjo duhet qartë.

… Po përsëritet e njëjta gjë si në Tiranë (1992- 98), në Kosovë sot.

Njeriu, para se të bëjë pyetjen e fundit se ‘cili është emri?’, pyet për kurbën që po shikojmë:

U ngrit shteti i Kosovës nga asgjëja dhe kjo ‘shpërtheu’ si një fitore e diplomacisë së Perëndimit. Tani kurba po ulet atje ku ishte.

U ngrit konsiderata për shqiptarët e Shqipërisë të dhunuar në diktaturë? Vetë Amerika dhe Europa u instaluan në këtë vend; dhe e ngritën në stad të ri. U krye hapja. U krye pjesëmarrja në KE e në OSBE. U krye ‘vizatimi’ për një Shqipëri ‘në radhë me shoqet’. Kurrë më parë nuk kishte ndodhur.

Mirëpo aty u krye edhe goditja e frikshme që i dha shtetit Sali Berisha me të tijtë. Sali Berisha e kaloi disa herë të keqen që i ndodhi vendit në diktaturë.

… Atëherë vjen pyetja e fillimit: ‘Ka një mister të vërtetë, pse njësoj si në Tiranë dje, edhe në Prishtinë sot?’.

Ja ku jemi. Disa njerëz të guximshëm munden me thanë se ‘kjo është një dorë e tmerrshme’ që e kthen në greminë fatin e shqiptarëve në të dy shtetet.

M.T/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbërori: 16/09/2023 16:50

    Dardanin e mori në qafë Edvin shkjau shqipfolës këto 10 vitet e fundit, nuk ka lën vend në botë Pa lobuar kundër shtetësis Dardane në favorit të serborusis fashiste…!

    Përgjigju
    • alfred: 16/09/2023 21:26

      Ja edhe Arbërori që nxjerr pleh nga goja ,llogjikë kodoshjane.

  • Muzaka i Ri: 16/09/2023 16:27

    Po e vrasin Dardanine Zotri,po e vrasin injorantet dhe dashakeqet, pasketaj do filloj ne te vrasin dhe Dardanet,populli duhet te mare fatin ne duart e veta. Ta shporre kete rrace politikanesh qe sa fillon lufta zhduken neper bote dhe njerzit e thjeshte luftojne per trojet e veta.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë