LEZHË- Drilos Mema, është 22-vjeçari shqiptar, që fatkeqësisht humbi jetën në Greqi një ditë më parë, për shkak se traktori me të cilin punonte u përmbys, duke e zënë poshtë. Rrethanat e ngjarjes janë ende të paraqartë, por në Lezhë, konkretisht në Tale, familja e tij ka hapur dyert e mortit.
Mema, ashtu si tre vëllezërit e tjerë, kishte zgjedhur të emigronte në vendet e BE për një jetë më të mirë. Prej tre vitesh ai punonte në Greqi, aty ku këtë herë për fatin e keq rastisi të ishte i vetëm. Për shkak të dhimbjes familjarët e tij nuk folën para kameras, por kërkojnë kthimin e trupit të atdhe, pasi Mema ishte pa letra.
Me një gjë të tillë po meret edhe daja i Drilos, i cili prej 25 vitesh punon në Greqi, por që prej muajsh ndodhej në Shqipëri për shkak të koronavirusit. Ngjarja fatkeqe ndodhi në Megaplatano, Atalanti, ndërsa policia greke po punon ende për zbardhjen e rrethanave.
Familja Mema është me origjinë nga Kukësi dhe gjatë viteve të demokracisë ishte zhvendosur në Tale të Lezhës. Kushtet e veshtira ekonomike i kishin detyruar 4 djemte e kesaj familje të kalonin përtej kufinjve.
Ngushellime familjes, keqardhje.
Përgjigju