42-vjeçari grek, Efthymiou Efthymious, hyri në Shqipëri vetëm dy javë më parë, ku kreu ekzekutimin kundrejt një shume parash. Në momentin e arrestimit atij i është gjetur shumë e konsiderueshme eurosh dhe parash shqiptare, që dyshohet se i ka përfituar si shpërblim për vrasjen. Shtetasi grek i arrestuar rezulton të ketë qenë oficer i forcave speciale në Greqi, ndërsa është përjashtuar nga detyra në vendin e tij, pasi është akuzuar për trafik droge.
Report Tv ka siguruar disa fotografi të vrasësit grek, i cili duket të ketë bërë një jetë jo shumë të thjeshtë. Mes femrave e pushimeve luksoze, ish-polici grek vjen dhe vret një shtetas shqiptar. Fotot tregojnë se ai ka bërë një jetë luksoze, me pushime në vende të ndryshme, me makina e motor, si dhe mes femrave, duke mos përjashtuar dhe jetën e natës.
[gallery]25461[/gallery]
Ndërsa nga fotot vihet re dhe pasioni i tij për gjuetinë, ku në shumë foto ai shfaqet me ndonjë kafshë të vrarë në duar apo të gatuar dhe duke e konsumuar. Ajo që bie në sy është edhe pamja e tij e jashtme, ku tërheq jo pak vëmendje me flokët e gjatë dhe me muskujt, dy tiparet e pamjes së tij, që i tregon shumë edhe në foto.
d.c./shqiptarja.com

FOTO









