Kush është lajm: Video e ekstremistit në Dibër apo e kryegjyqtares së Elbasanit?!

Kush është lajm: Video e ekstremistit në Dibër apo e kryegjyqtares së Elbasanit?!

Gjyqtarja Enkelejda Kapedani

Dy ngjarjet më të rëndësishme të 24 orëve kanë qenë “urdhëri” që një drejtues seksioni i PD-së i ka bërë Lulzim Bashës që të nisin sulmin me dhunë në Kryeministri brenda 3 javëve dhe një kryegjyqtare që i është publikuar një video, ku ajo del më keq se një ikonë showbiz-i.

E në fakt, ky rasti i fundit, pra i kryetares së Gjykatës së Elbasanit, ka pushtuar mediat, pasi përbën një rast më shumë tallava, më shumë gallatë, më shumë thashethem.

Por a ja vlen ta cilësosh lajmin për budallallëkun e Enkelejda Kapedanit një diskriminim gjinor? Jo fare!

Pasi ajo kryetare gjykate, i ka thënë trurit e pëllumbave mirupafshim prej kohësh.

Ajo nuk i përket kësaj bote dhe sipas të gjitha gjasave kryetarja do të ketë qenë një shikuese e rregullt e “Përputhen”, një anti-reality që para ca kohësh ka qenë në modë, por më shumë në modë e shtresës së panairit të kotësive të njerëzve me lekë në këtë vend.

Por askush nuk foli për një ngjarje shumë të rëndë, ku në një takim zyrtar të Lulzim Bashës në Bulqizë, një drejtues seksioni, që fliste si filozof (sipas gjasave pas një seance terapeutike të rakisë së kumbullës) thoshte se Amerika e Franca vrasin njerëz në xhade, ndaj ne duhet të shkojmë për dhunë me mjete para Kryeministrisë sa më shpejt, sapo të shpallet rezultati zyrtar i 25 prillit.

Ai zyrtari i vogël i Partisë Demokratike, nuk është një njeri që inspiron apo ka idetë e veta, ai është një viktimë e rëndë psikologjike e lavazhit të trurit që propaganda e PD-së ka ushtruar mbi të ndër vite.

Ai urren gjithçka me kusht që të jetë armik i Sali Berishës.

Ai është i gatshëm që të mos pranojë as SHBA, as Francën, as Gjermaninë, vetëm e vetëm sepse nuk pranojnë Berishën.

Në fakt ka mjaft njerëz ekstremë edhe në Shqipëri, si në të gjithë botën, por që t’i vësh këto njerëz si përfaqësues dhe të zgjedhur politikë është një logjikë e pastër që tregon se PD-ja në brendinë e saj sot nuk është një forcë që ka një paqartësi apo kontradiktë, por ka një qëndrim anti SHBA dhe BE.

Dhe fakti i Bulqizës nuk ishte sot një rrufe në qiell të pastër.

“Ata nuk kanë më të zgjuar se ne, shqiptarët janë më të zgjuar “, tha kryetari i strukturës së PD.

Por shqiptar ai quan vetëm atë që kanë mendim me të, vetëm atë që e quan Berishën-legjendë.

Të tjerët i quan anti-shqiptarë, të gjithë.

E ky është realisht lajmi i madh. Nëse PD ka fytyrën e atij që kërkonte dhunë para Kryeministrisë duket se 25 prilli paska qenë realisht  shumë pak.

Ka gjasa që në të ardhmen PD-ja jo vetëm atë rezultat nuk merr, por mund të përfundojë më keq se LSI-ja.

Është skandaloze që një person si ai i seksionit të PD-së të arikulojë politilisht në një takim me kryetarin e partisë si një drejtues nga baza.

Nëse PD është kjo, është vërtetë një organizatë terroriste.

Por a e ka fajin ai drejtuesi i seksionit?

Jo tamam, pasi ai është një viktimë e një gjuhe të dhunshme të lidershipit të opozitës, që për 8 vjet i kanë rrokanisur veshët pasuesve që do ta marrim pushtetin edhe me dhunë, do ju bëjmë drejtora, do ju bëjmë shefa, do ju bëjmë përgjegjësa zyre. Po si? Me dhunë!

Se në fakt kështu janë mësuar në të shkuarën. Por në një vend anëtari në NATO-s, pushteti merret vetëm me vota, e kjo është aksiomë.

Mllefi për ata që nuk u bënë drejtora, përgjegjësa zyrash e shefa, s’ka lidhje me të tjerët.

Dhunën nëse duan ta bëjnë t’ja tregojnë Lulzim Bashës.

Ai i la pa pushtet. Madje edhe pa pushtet lokal. Ç’faj ka Edi Rama?!

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje